Xhinset e 'kthyera', trendi më i ri në modë

  • 21 January 2019 - 08:18
Xhinset e 'kthyera', trendi më i ri në modë

Modeli më i ri i xhinseve që me zbritje kushtojnë hiç më shumë se vetëm 17 dollarë amerikanë ka mahnitur adhuruesit e modës. E vërteta është se në modë gjithçka është e lejuar, por se ideja e tyre për lansimin e xhinseve që duken thuajse janë veshur mbrapsht nuk kishte hasur në përgjigje pozitive të klientëve.

Blerësit thonë se xhinset duken thuajse dikush i ka veshur në një errësirë të plotë. "A është kjo reale? Thuajse jemi të pikëlluar me trendët e ri të modës kështu që tani do të vishen xhinset e kthyera. A do të thotë kjo se jam shndërruar tashmë në të mërzitshme dhe të dalë nga moda", ka shkruar kështu një vajzë në rrjetet shoqërore.

Nuk janë vetëm shitësit që I mundon një model si ky i xhinseve. Xhinset e kthyera, që sipas mendimit të disave janë hit i vërtetë, mund të blihen në "Farfetch". Madje edhe i famshmi Calvin Klein ka hedhur në treg një palë xhinse si këto.

(Kosova Sot)