Katër stile 'vintage' të flokëve, që do të jenë hit këtë vit

  • 12 February 2019 - 18:35
Katër stile 'vintage' të flokëve, që do të jenë hit këtë vit

Priteni pranverën me lule në flokë, apo befasoni të gjithë me stil të flokëve të shkurtë, duke marrë shënime nga divat, si Cher dhe Sophie Loren. Mënyra më e mirë që ta përshpejtoni ikjen e dimrit dhe të zgjoheni nga gjumi dimëror, është që ta freskoni stilin tuaj të flokëve. Clayton Hawkins, stilist i flokëve i të të famshmeve, ka paraparë se cilët do të jenë trendët kryesorë këtë pranverë.

Image

Fëmijët e luleve

"Aksesori më femëror, të cilin mund ta bartni këtë pranverë, është një lule natyrore në flokë. Kur e themi këtë, nuk e kemi parasysh aktoren Drew Barrymore nga vitet 1990, por më shumë kurorat me lule nga 'Coachella'", thotë Hawkins. Ai preferon dy deri katër lule në flokë. 

Image

Tonet më të ngrohta në flokë

Me vite të tëra, klientët e Hawkinsit kanë përcjellë trendin e toneve të ftohta, të përhimëta të flokëve, por kjo ndryshoi papritmas gjatë muajve të fundit. "Biondinat e gjalpit dhe brunetat e gështenjta janë gjithandej. Të gjithë preferojmë tonet e buta të lëkurës", thotë Hawkins. Sophia Loren, a je ti kjo?

Image

Cher si frymëzim

Kjo pranverë është në shenjë të flokëve të rrafshët, shkëlqyes, të frymëzuar nga flokët e lagët, sikur që dikur i bartte Cher. Këtij trendi nuk i ka përballuar as Kim Kardashian, e nëse edhe flokët tuaj janë të ngjyrosur dhe të gjatë, Hawkins preferon: "Vendosni kondicioner në flokë, duke ushqyer flokët dhe duke pasur stil të mirë të flokëve".

Image

Shkurtoni flokët deri në maksimum

Nëse ka kohë që bartni flokët e gjatë, të njëjtë, atëherë është koha për freskim. "Yjet sikur Kristen Stewart dhe Rita Ora janë dëshmi e vërtetë se flokët e shkurtër mund të jenë të gjithanshëm, interesant dhe seksi. Nëse përcaktoheni për këtë hap, atëherë këshillohuni me stilistin e flokëve, rreth asaj se cila formë e flokëve përshtatet më së miri me fytyrën tuaj", thotë Hawkins.

 

(Kosova Sot)