Nuk kemi besuar as ne, por njujorkezet e dëshmojnë: Kjo ngjyrë do të pushtojë modën pranverore

  • 15 February 2019 - 08:20
Nuk kemi besuar as ne, por njujorkezet e dëshmojnë: Kjo ngjyrë do të pushtojë modën pranverore

Po, po, arrijnë 50 nuancat e kësaj ngjyre... Një nga ngjyrat që nuk ka edhe reputacion aq të shquar, sepse pa marrë parasysh tonin e saj nuk bie aq shumë në sy, e zbehtë dhe e thjeshtë, ia ka dalë që të pushtojë "street style" e Nju- Jorkut dhe të dallohet në masë nga të tjerat ngjyra.

Bëhet fjalë për ngjyrën bezhë, besoni apo jo. Megjithëse, disa stilistë pohojnë se ngjyra bezhë dhe të gjitha nuancat e saj janë në trend, i cili do ta pushtojë sezonin pranverë/verë 2019. Po, kjo është e vërtetë, këtë e kanë dëshmuar edhe modelet dhe bukuroshet e rrugës në Nju- Jork, por edhe të gjitha damat e tjera që kanë vizituar Javën e Modës në Nju- Jork.

Kjo ngjyrë më shumë është kombinuar me ngjyrën e bardhë, ngjyrën e ndritshme të devesë dhe të hirtën bezhë.

(Kosova Sot)