Toneri i përgatitur në shtëpi, që redukton rrudhat në fytyrë

  • 17 February 2019 - 19:21
Toneri i përgatitur në shtëpi, që redukton rrudhat në fytyrë

Me gjasë keni dëgjuar se sa e rëndësishme është t'i shtoni toner rutinës tuaj të kujdesit ndaj lëkurës. Megjithatë, shumë femra nuk dinë për vetitë e tonerit dhe huqin mundësinë pa e ditur se sa është i mirë një toner për lëkurën e tyre 

 

 

Çfarë është toneri për lëkurë? 

Ky është një produkt për kozmetikë që e pastron fytyrën, minimizon dukjen e poreve dhe në përgjithësi kujdeset për lëkurën. Përderisa ka shumë toner komercial në shitje, ekzistojnë edhe të tillë me përbërës natyralë që kanë të njëjtin efekt.

Image

 

Përse duhet ta përdorni tonerin për rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës?

Një rutinë e mirë e kujdesit ndaj lëkurës përfshin këta hapa të thjeshtë: pastrimin, tonimin dhe hidratimin. Kur të pastroni fytyrën me ujë dhe sapun, hiqni krejt vajrat natyrale dhe i lini poret e ekspozuara. Në vazhdimësi, papastërtitë mblidhen në sipërfaqe. Për ta mbrojtur lëkurën nga tharja apo për ta mbrojtur nga ndotjet dhe substancat tjera të dëmshme, poret tuaja duhet t'i mbyllni me toner.

Image

 

Toneri me përbërës natyralë që redukton rrudhat

Ky toner natyral është ndihmë e madhe për shëndetin e bukurisë te secila femër. Kjo pasi redukton rrudhat, përmirëson shëndetin e lëkurës dhe lëkurën e mban të freskët. Përbërësit: 2 limonë; 1 gotë birrë organike; 1 gotë ujë trëndafili. Përgatitja: Shtrydhni lëngun e limonëve në një tas. Shtoni birrën dhe ujin e trëndafilave dhe përzieni mirë. Lagni një pambuk dhe e aplikoni në fytyrë. E lini për 15 minuta para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Image

 

Vetitë e përdorimit të tonerit natyral

Ngushton poret: Kjo e mbron lëkurën dhe e mban të hidratuar, parandalon tharjen e lëkurës. Ekuilibron pH-në e lëkurës: Përdorimi i rregullt e zbut lëkurën dhe redukton mundësinë për të pasur probleme me lëkurën. Detoksikon: Ndotjet, duhani apo përdorimi i rregullt i produkteve me kemikate negativisht ndikon në lëkurë dhe përshpejton procesin e plakjes. Ky toner ndihmon në heqjen e helmeve të ndërtuara, duke kontribuar të keni një çehre të shëndetshme dhe me shkëlqim. Lufton edhe aknet. Hidraton dhe rigjallëron lëkurën.

Image

 

Si ta përdorni tonerin 

Tani kur dini për vetitë shëruese, tonerin mund ta përdorni në bazë ditore. Lëkurën tuaj mund ta pastroni dy deri tri herë në ditë, por jo më shumë. 

Image

 

(Kosova Sot)