6 ilaçe shtëpiake me xhenxhefil për lëkurë të shëndetshme

  • 18 February 2019 - 18:49
6 ilaçe shtëpiake me xhenxhefil për lëkurë të shëndetshme

Falë vetive të shumëfishta, xhenxhefili di të jetë i shkëlqyeshëm dhe aleat për të pasur një lëkurë të shëndetshme.

Image

 

Për pastrimin e fytyrës Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili; 2 lugë sheqer të vrugtë (30 g); 1/3 e gotës vaj kokosi (67 g). Përgatitja: Bluani rrënjën e xhenxhefilit në një tas. Shtoni sheqerin dhe vajin e kokosit. Përzieni gjithçka derisa të formoni një pastë. Aplikojeni një herë në javë, shmangni hapësirën përreth syve. 

Image

Xhenxhefili kundër djegieve Përbërësit: 2 lugë xhenxhefil të freskët (30 g); 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Përzieni xhenxhefilin me ujë. Aplikojeni përzierjen me ndihmën e pambukut si kompresë në pjesët e prekura. 

Image

Çaji i xhenxhefilit dhe shafranit kundër akneve Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili; 1 lugë shafran pluhur (8 g); Lëngun e 1 limoni; 1 lugë mjaltë (7.5 g); 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Në një enë valojeni një gotë me ujë. Kur të valojë, shtojani rrënjën e xhenxhefilit, të qëruar dhe të copëtuar në pjesë. Shtojani pluhurin e shafranit dhe përzieni. E mbani në zjarr të ulët për 15 minuta. Shtojani lëngun e limonit dhe mjaltin, dhe përzieni mirë. E pini tri herë në ditë.

Image

Lëngu me xhenxhefil, portokall dhe karotë Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili; 1 portokall; 3 karota. Përgatitja: Qërojini përbërësit. Më pas i përzieni. Këtë pije mund ta ruani në frigorifer.

Image

Xhenxhefili kundër njollave Përbërësit: 1 gotë qumësht (200 ml); 1 lugë xhenxhefil pluhur (15 g). Përgatitja: Në një gotë me qumësht, shtoni xhenxhefilin pluhur. Më pas përzieni mirë. Konsumojeni çdo ditë.

Image

Tretmani me xhenxhefil kundër zbokthit Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili; 1 lugë vaj susami (15 ml); Lëngun e 1 limoni. Përgatitja: Së pari, qërojeni rrënjën e xhenxhefilit dhe e copëtoni në pjesë. E shtypni për të shtrydhur lëngun. Më pas, e vendosni në një shishe dhe i shtoni vajin e susamit. Në fund shtojeni lëngun e limonit dhe përzieni mirë.

 

(Kosova Sot)