Aksesori që kthehet në skenën e modës

  • 19 February 2019 - 08:22
Aksesori që kthehet në skenën e modës

Edhe kombinimi më i thjeshtë i xhinsive apo pantallonave me një bluzë të pambuktë, merr një nuancë shik, nëse ia shtojmë një shall, blejmë ndonjë çantë të veçantë, apo një palë syzash të diellit, që do të bien në sy. Kësaj here jemi përqendruar te një aksesor i cili është kthyer në skenë të modës në derë të madhe.

Kësaj here nuk e kemi fjalën për çanta, syza, e as për stoli, por për rripa, të cilët çdo kombinim të modës e bëjnë interesant, duke e vënë në pah anën tuaj femërore dhe një elegancë të pashoqe. Rripin si aksesor të modës e kanë përdorë edhe të famshmet, si Paris Hilton, sikur që është vërejtur edhe në shumë revy të modës.

Kështu, Paris ka përshtatur në mënyrë të shkëlqyeshme rripin e zi, të cilin e ka lëshuar poshtë ijeve, me një fustan të lehtë me vija, si dhe me çizme të zeza. Mund të vishni edhe një mantel të lehtë pranveror, në nuancën klasike me rrip përmbi, kësaj herë një rrip më të hollë, të vënë ashtu që të theksohet beli.

Kur jemi te pamja retro, ja një shembull të tillë - kompleti i fundit dhe bluzës, edhe atë në kombinim me rripin e nuancës së njëjtë, të vendosur lartë. Këtë e ka bërë edhe Keira Knightley, sikur ikonat e modës të viteve 1950 dhe 1960. Ka edhe metoda të tjera kur flitet për këtë trend të modës, ku në 'Instagram' janë paraqitur edhe kombinime të caktuara të modës. 

(Kosova Sot)