Problemet më të shpeshta të fytyrës, si t'i trajtoni ato

  • 19 February 2019 - 18:09
Problemet më të shpeshta të fytyrës, si t'i trajtoni ato

Aknet? Piklat e diellit? Vragat? Ja disa nga preparatet e shkëlqyeshme dhe efikase për disa prej problemeve më të shpeshta të lëkurës së fytyrës .

PROBLEMET MË TË SHPESHTA TË FYTYRËS I KEMI PËRMBLEDHUR NË KATËR SISH

Image

1. AKNET

Aknet janë aq të bezdisshme, sidomos në aspektin estetik, saqë njerëzit janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo që të jetë e nevojshme për largimin e tyre. Lajmi i mirë është se ka recetë natyrore që është shumë efikase kundër akneve. Përbërësit • 1/2 e kupës me flluska tërshëre (45 g) • 1 lugë mjaltë (25 g) • 1 lugë lëng limoni (15 ml) Përgatitja • Përzieni të gjithë përbërësit në një enë, derisa të formohet një masë unike. • Vendoseni këtë masë në fytyrë, sidomos në zonat që janë më të prekura nga aknet. • Lëreni që të veprojë për 30 minuta, derisa të forcohet. • Shpëlajeni me shumë ujë dhe përsëriteni dy herë në javë.

2. PIKAT

Image

 

Pikat e çelëta, apo të errëta mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Njëri ndër faktorët më të shpeshtë është ekspozimi ndaj diellit. Përbërësit • 1/2 kupë jogurt (100 g) • 1 lugë lëng limoni (15 ml) • 1 vezë Përgatitja • Përzieni të gjithë përbërësit në një enë, derisa të formohet një masë unike. • Me anë të një brushe, filloni ta aplikoni masën në fytyrë, duke mbuluar të gjitha pikat që i keni. • Pas 20 minutave shpëlajeni fytyrën me shumë ujë. • Ajo që ka më së shumti rëndësi, përkujdesuni këtë maskë ta veni në mbrëmje, meqë rrezet e diellit mund të shkaktojnë efekt të kundërt. 

3. MELASMA

Image

 

Melasma është një problem tjetër i rëndomtë i lëkurës, që paraqitet si pjesë e zbardhur. Zakonisht paraqitet gjatë shtatzënësisë. Përbërësit • 2 lugë qumësht pluhur (30 g) • 2 lugë lëng limoni (30 ml) • 4 lugë mjaltë (100 g) • 1 jogurt natyror Përgatitja • Të përzihet qumështi pluhur me lëngun e limonit dhe mjaltin, derisa të formohet një masë si shkumë. • Vendoseni në fytyrën të cilën më parë e keni pastruar, në pjesët ku iu paraqitet rëndom melasma. • Lëreni që të veprojë për 20 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. • Vendoseni jogurtin me një brushë, duke mbuluar tërë fytyrën. • Pas 15 minutash, shpëlajeni fytyrën. .

 

4. VRAGAT

Image

 

Qoftë nga prerjet, lëndimet, apo operacionet, vragat në fytyrë nuk shkojnë hiç. Ja një preparat natyror për heqjen e tyre. Përbërësit • 1 kupë mjaltë (335 g) • 1/2 kupe tërshërë (45 g) • 4 lugë kristale aloe (60 g) Përgatitja • Përzieni të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë gjysmë-qulli. • Përdoreni këtë masë sa herë që bëni dush, duke e fërkuar lehtë mbi vragat tuaja në fytyrë. • Lëreni që të veprojë për dy orë, e më pas shpëlajeni. Të përdoret çdo ditë. 

 

(Kosova Sot)