Ushtrime për të pasme për lakmi dhe të shtrënguara

  • 20 February 2019 - 08:20
Ushtrime për të pasme për lakmi dhe të shtrënguara

Mënyra ulur e jetës dhe mungesa e lëvizjes, si dhe ushqimi i majmë gjatë dimrit, gjithsesi ndikojnë në muskujt e të pasmeve. Tash, kur dimri po mbaron, ju sjellim disa ushtrime për të theksuar të pasmet tuaja dhe të jenë të shtrënguara

Ushtrimi 1: Shtrihuni në shpinë dhe mblidhni dy këmbët për t'u larguar shputat rreth 20 centimetra nga të pasmet. Tërhiqni stomakun. Sa herë e nxirrni ajrin, ngrini legenin lart derisa të pasmet të ndahen nga dyshemeja. Ktheni kurrizin në vend duke marrë frymë.

Ushtrimi 2: Shtrihuni në shpinë dhe mblidhni këmbët që shputat të jenë të larguara 20 centimetra nga të pasmet. Tërhiqeni stomakun. Ngrini ijët 10 centimetra nga dyshemeja. Kur të lëshoni frymën, rrotulloni legenin lart, derisa lëvizjen e ndalon tkurrja e mollaqeve. Duke marrë frymë ktheni legenin në vend dhe mos lëshoni ijët në vend.

Ushtrimi 3: Shtrihuni në shpinë dhe mblidhni këmbët dhe i largoni shputat 20 centimetra nga të pasmet. Tërhiqeni stomakun. Ngrini ijët në lartësi prej 10 centimetra nga dyshemeja. Kur të merrni frymë, rrotulloni legenin lart, derisa lëvizjen e ndalon tkurrja e të pasmeve. Merrni frymë, duke mbajtur legenin lart dhe hapni këmbët dhe duke marrë frymë bashkoni gjunjët.

Ushtrimi 4: Shtrihuni në shpinë dhe largoni shputat rreth 20 centimetra nga të pasmet. Vendosni peshqir apo diçka të butë midis gjunjëve. Tërhiqeni stomakun. Duke nxjerrë ajrin ngrini ijët në lartësinë prej 10 centimetra dhe duke marrë frymë i ktheni. 

(Kosova Sot)