Ky fustan shpejtë do t’i pushtojnë faqet e Instagram-it

  • 21 February 2019 - 15:23
Ky fustan shpejtë do t’i pushtojnë faqet e Instagram-it

Mjaftueshëm efektiv, femëror, i rehatshëm dhe thjeshtë veshje ideale pranverore.

Pranvera është afër dhe mezi presim t’i shohim fustanet me dezenët me lule, që shpejtë do të vishen nga bukuroshet e rrjeteve shoqërore.

Marrë parasysh faktin se koleksionet e pranverës me të madhe janë prezantuar nëpër reklamat e brendëve të njohur, varëset nga moda me gjasë janë kureshtare në lidhje me veshjet që do të jenë më populloret, e falë rrjeteve shoqërore që tanimë mund ta dimë.  Në fakt, bukuroshet nga rrjetet shoqërore tashmë kanë zëvendësuar qytetet e ftohta me destinacione ekzotike, kështu që kemi një paralajmërim se çfarë na pret në muajt e ngrohtë që janë para nesh. Nga veshjet është dalluar një fustan, bëhet fjalë për fustanin me gjatësi mesatare me mëngë të shkurta të brendit britanik “Self-Portrait”, që vjen me variantet me lule dhe versionin e bukur të verdhë.

(Kosova Sot)