A jeni të gatshëm për një ‘ndërhyrje të lëngshme'? Në çfarë mënyre mbushësit mund të freskojnë dhe forcojnë buzët, faqet...
Mbushësit mund të jenë përgjigja
Re-volumizimi i fytyrës mundet të bëjë mrekullinë për të pasur një butësi të përtërirë. Kjo ndodh atëherë kur mbushësit e fytyrës vijnë në shprehje. Nëse keni dëgjuar bisedën e njerëzve për ‘ndërhyrje të lëngshme në fytyrë’, do të jenë mbushësit e lëngshëm, (të cilët teknikisht janë xhel, jo lëngje) që e bëjnë ngritjen apo shtrëngimin e fytyrës.
Botoksi apo mbushësit – cili është dallimi?
A nuk janë mbushësit të njëjtë sikurse botoksi, mund të shtroni pyetje? Jo. Tjanë substanca të ndryshme, të injektuar në pjesë të ndryshme të fytyrës për të bërë gjëra të ndryshme. Botoksi është toksinë nervore që injektohet në muskuj për të reduktuar mundësinë e tyre për t’u tkurrur. Një mbushës është produkt xhelinga acidi hialuronik, i cili injektohet për të shtuar volum apo strukturë në fytyrë. Botoksi me të madhe përdoret në ball për të zbutur rrudhat. Mbushësit shpesh injektohen në faqe, buzë për të ndalur dukjen e shfryrë të tyre.
Ja se si mbushësit mund ta freskojnë fytyrën tuaj
Përfundi syve
Qeskat e syve dhe lëkura e varur nën sy, që njihet edhe si ‘zgavra e lotit’ shpesh mund të ndihmohen me mbushës. Kirurgia Sabrina Shah-Desai, që me përsosmëri punon përreth syve, si operacionet po ashtu edhe punët tjera, këtë hapësirë e përshkruan si ‘gropë gjarpri’ sepse është plot me vena të holla dhe është vend i vështirë për injektim.
Nga hunda deri te linjat e gojës
Këto linja mund të injektohen për të zbutur apo zvogëluar dukjen e tyre, por shumica e infermiereve dhe mjekëve preferojnë të zbutin dukjen e fytyrës tuaj duke shtuar mbushës në pjesët e sipërme të faqes. Kjo e ngrit lëkurën në fytyrën tuaj paksa dhe redukton linjat sikurse me magji.
Hunda
Hunda është hapësirë ku mbushësit kanë efektin më të shpejtë dhe më të dobishëm. Përse? Sepse ata mund të mbulojnë fryrjen në urën e hundës. Mendoni s kjo nuk mund të bëhet — por nëse shikoni disa nga fotot para dhe pas ndërhyrjes, do t dalloni dallimin e bërë.
Buzët
Mbushësit mund të kenë përdorime të ndryshme kur bëhet fjalë për efektin e tyre te buzët. Mund të theksoni formën e tyre, të rritni volumin e tyre, apo thjeshtë ta shtoni nën lëkurë për hidratimin e lëkurës pa i bërë më të mëdha. Për më shumë, diskutoni me kujdes këtë dhe sigurohuni ta kuptoni dhe të pajtoheni atë që jeni duke planifikuar.
Linjat marionete
Injektimi i mbushësve në linjat vertikale që bien poshtë nga anash deri te goja poshtë mjekrës zbutin dukjen e tyre dhe largojnë atë dukjen e mërrolur që ia japin fytyrës tuaj.
Mjekra
Vendosja me kujdes e mbushësve në mjekër mundet të forcojë një mjekër të dobët dhe të reduktojë rrudhat e lëkurës së dobët që fillojnë në moshën e mesme.
Nofulla
Definimi i këndeve të nofullës me një ndërhyrje me shtimin e mbushësve ofron një dukje të përtërirë. Për meshkujt, përdorimi i mbushësve për të bërë nofullën të duket më e fortë dhe më muskulore tashmë është bërë shumë popullore.
Faqet
Yndyra në afqet e njeriut tkurren me plakjen, e shtimi me mbushës për të rritur volumin e humbur është një nga gjërat e para për të bërë për një fytyrë që plaket. Një praktikues profesionit me kujdes injekton mbushësit për të zmadhuar dukjen tuaj. Mund t’ju nevojitet në mes të faqes, në mollëza apo paksa më lart se sa cepet e fytyrës tuaj, për të përtërirë formën e faqeve tuaj.
(Kosova Sot)