Historia e 28-vjeçares që lindi fëmijën e parë derisa ishte në mes të provimit

  • E. /
  • 13 October 2020 - 09:48
Historia e 28-vjeçares që lindi fëmijën e parë derisa ishte në mes të provimit

A kishit dëgjuar më parë për lindje në mes të provimit? Brianna Hill, 28 vjeç, është ‘supermamaja’ që solli në jetë fëmijën e saj gjatë provimit të Avokatisë.

Provimi po zhvillohej në datën 5 tetor, nën kushtet dhe rregullat e pandemisë së Covid-19, kur për Briann filluan dhimbjet e lindjes.

“Kur nisa seksionin e dytë të testit, pas 20 minutash fillova të kem tkurrje“,- tha Hill për ‘Good Morning America’. “Unë kërkova të shkoj në tualet, por mbikëqyrësit më thanë se do të dyshohesha për kopjim nga kamerat që na vëzhgonin”

Brianna vendosi të qëndrojë dhe t’i durojë dhimbjet, pasi kjo ishte shtatzënia e saj e parë dhe nuk e kuptonte a ishin këto dhimbje ‘sinjali’ përfundimtar apo jo.

Por më pas gjendja ishte përkeqësuar dhe bashkë me bashkëshortin u dërgua në qendrën më të afërt mjekësore të Chicago-s. Disa orë më vonë erdhi në jetë fëmija i saj i parë, i quajtur Cassius.

Ndërkohë, Hill mendonte për pjesën e dytë të provimit që nuk e kishte përfunduar. Kështu më 6 tetor u vendos që Brianna ta zhvillonte provimin në një nga dhomat e spitalit.

Ajo e quan fëmijën një bekim që erdhi teksa ishte duke përmbushur qëllimin e saj.

(Kosova Sot Online)