Kur të lexoni këto arsye do ju hyjë në qejf mungesa e ‘makeup-it’
Eshtë shumë e vështirë të heqësh dorë nga make-up, sidomos kur tashmë është bërë rutinë në jetën tuaj. Megjithatë ne do ju rendisim disa nga ndryshimet që do pësonte fytyra juaj nëse ju do të guxonit sipas “Power of posivity”:
1-Do të dukeni më të reja në moshë.Make-up në fytyrën e një vajze të re e bën atë të duket më të madhe në moshë. Kjo ka të bëjë me tendencën e njerëzve që e lidhin grimin me rritjen në moshë.
2-Do të dukeni më të ëmbla dhe miqësore.
Shumë psikologë janë shprehur se një fytyrë pa make-up i ngjall më shumë besim njerëzve.
3-Vetëbesimi rritet.
Të gjitha ne ndihemi të sigurta në vetvete kur vendosim grimin mirpo kjo nuk zgjat për shumë kohë, pasi në fund të ditës make-up do të hiqet. Nëse ju do të hiqnit dorë nga ajo kjo gjë do ju ngrej vetëbesimin.
4- Paragjykimet do të minimizoheshin.
Një fytyrë natyrale bën që të gjithë të shohin kush je ti në të vërtetë dhe jo thjesht aparencën.
5-Do të ishit të lirshme.
Kur kemi vendosur grim është e pamundur që ne të prekim fytyrën pasi ajo do të prishej. Mirepo një fytyrë e paster dhe natyrale do të jepte nje ndjesi me të lirë.
6-Lëkura juaj do të ndryshojë.
Poret do të mbyllen dhe lëkura do të forcohet, do të pastrohet nga aknet apo shenjat e tjera. Mjafton që ajo të hidratohet rregullisht.
7-Qerpikët do të forcohen.
Ato do të trashen dhe do të shtohen duke ju nxjerë sytë në pah.
(Kosova Sot Online)