Lexoni edhe:
'Mora fjalë' nga Shkurte Fejza sot jehon në të gjitha trevat shqipfolëse
Nëse i përkisni një prej shenjave të përmendura më poshtë, nuk do jeni më vetëm.
Gushti ka momente të shkëlqyera në jetën tuaj të dashurisë dhe me shumë mundësi do t’ju ndihmojë të gjeni partnerin tuaj, të cilin e dëshironit prej kohësh.
Lexoni më poshtë dhe shikoni nëse jeni një nga ata me fat:
'Mora fjalë' nga Shkurte Fejza sot jehon në të gjitha trevat shqipfolëseLexoni edhe:
Ujori
Me Venusin retrograde në shtëpinë tuaj të 7-të, mund të ndaloni së qeni beqar apo… të ndarë, pasi një ish ka shumë të ngjarë të rishfaqet në qendër të vëmendjes (nëse nuk është tashmë) dhe t’ju pyesin ju për një shans të dytë. Është gjithashtu e mundur të ribashkoheni me partnerin, nëse jeni ndarë. Përveç kësaj, Mërkuri, i cili do të kalojë në shtëpinë tuaj të 7-të , do t’ju sjellë edhe sugjerime të vlefshme, të cilat duhet t’i konsideroni seriozisht.
Bricjapi
Me Jupiterin në shtëpinë e 5-të jeni të preferuarit për dashuri dhe lidhje të reja. Megjithatë, edhe Afërdita retrograde ka planet e veta, sepse ka mundësi që të zgjohen ndjenjat e një ish-i dhe ajo të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’ju ribashkuar. Po, nuk do të jetë diçka “e re”, por do të bëhet një fillim i ri. Ndoshta do të ripërcaktoni dëshirat tuaja dhe do të bëheni më selektivë ose kërkues, si rezultat i së cilës gjithçka që ishte aty do të vendoset në baza të tjera. Në çdo rast, gushti do të jetë romantik dhe premtues.
Gaforrja
Jupiteri është në shtëpinë tuaj të 11-të , duke sjellë njohje të reja. Do të shpenzoni më shumë…por kryesisht për veten tuaj dhe do të mendoni se çfarë të ardhme keni. Kjo do të rezultojë gjithashtu që të rivlerësoni ndjenjat tuaja dhe mënyrën se si keni qenë me një person, kështu që është e mundur të bëheni sërish çift, nëse dëshironi.
(Kosova Sot Online)