Të gjitha performancat në "2017 MTV EMA"

  • 14 November 2017 - 14:58
Të gjitha performancat në

NATËN E SË DIELËS U MBAJT NGJARJA "2017 MTV EMA" NË LONDËR, NË TË CILËN MODERATORE ISHTE RITA ORA

Ja një kategorizim i performancave, nga më e keqja te më e mira

14. French Montana dhe Swae Lee

French Montana solli Swae Lee të Rae Sremmurd dhe një trupë masive të valltarëve në EMA për "Unforgettable", por performanca nuk ishte e nivelit të pritur.

13. David Guetta, Charli XCX dhe French Montana

DJ i famshëm nuk është se bëri ndonjë punë të madhe të tij në EMA, duke u përqendruar më shumë te duartrokitjet gjatë "Dirty Sexy Money". French Montana u ndal për një moment dhe Charli XCX tingëlloi për mrekulli, por në historinë e Charli XCX, kjo këngë nuk është më e mira e saj.

12. U2

U2 performoi këngën e tij të re "Get Out Of Your Own Way" nga albumi "Songs of Experience". Zëri i Bono's ishte në nivel, sikur gjithmonë, por kënga ishte disi e përgjumur për një eveniment sikur ky.

11. The Killers

"The Killers" dinë si të performojnë live, por vokali i Brandon Flowersit disi humbej në miksin gjatë performancës së tyre në EMA. Në anën tjetër, as kënga e tyre "The Man" nuk është më e mira e tyre.

10. Clean Bandit, Zara Larsson, Julia Michaels dhe Anne-Marie

'Clean Bandit' solli në EMA Julia Michaels, Zara Larsson dhe Anne-Marie, si dhe një orkestër me maska të çuditshme. Këngët "I Miss You", "Symphony" dhe "Rockabye" ishin solide, një performancë mesatare.

9. Rita Ora

Rita Ora luajti rol të dyfishtë në këtë mbrëmje, duke qenë moderatore, por edhe duke performuar, edhe atë jo një, por dy këngë, "Your Song" dhe "Anywhere". Zëri i saj ishte në një formë të përkryer, derisa valltarët në prapavijë ishin një përzgjedhje e mirë vizuale.

8. Liam Payne

Dikur ishte pjesë e bendit 1D, tani është i lirë. Ai është dëshmuar si një performues izoti solo, duke tërhequr vëmendjen me këngën "Strip That Down".

7. Eminem dhe Skylar Grey

Eminem - i cili mbeti i befasuar që mori një çmim EMA, përkundër faktit që vitin e kaluar kishte nxjerrë vetëm një këngë - hapi evenimentin "2017 MTV EMA" me këngën e bërë në bashkëpunim me Beyoncen, "Walk on Water". Queen B nuk ishte e pranishme aty, prandaj pjesën e saj e performoi me sukses Skylar Grey.

6. Kesha

Kesha performoi këngën "Learn to Let Go" me një elan të paparë. Sidomos momenti i fundit të performimit të saj, kur në skenografi u paraqit një lum si ylber, ishte me të vërtetë i paharrueshëm.

5. Demi Lovato

Demi Lovato solli akrobacitë impresive të vokalit të saj në "2017 MTV EMA", duke performuar këngën "Sorry Not Sorry", si dhe këngën kryesore nga albumi i saj i ri, "Tell Me You Love Me".

4.Travis Scott

Duke performuar mbi një fajkua masiv robotik, Travis Scott solli një freski më se të nevojshme në këtë eveniment. Ai e mori vëmendjen më të madhe në gjysmën e dytë të këtij evenimenti.

3.Stormzy

Edhe pse performanca e tij ishte minimale, megjithatë të gjithë e kishin përcjellë me interesim këngën e tij "Big For Your Boots", duke demonstruar pse vazhdon që të jetë njëri ndër MC-të më të mirë në Britani.

2.Shawn Mendes

Do të mund të mendonit se një djalë me kitarë do të humbte në një eveniment sikur "2017 EMA", me plot efekte speciale dhe me performime të sofistikuara, por Shawn Mendes me të vërtetë shkëlqeu me performimin e këngës "There's Nothing Holdin' Me Back".

1.Camila Cabello

Performanca e Camila Cabello's të hitit "Havana" ishte mahnitëse, sa edhe vetë kënga. Asaj në këtë drejtim i ndihmuan edhe valltarët në prapavijë, në një skenë që dukej sikur pishinë noti. 

(Kosova Sot)