35 fakte rreth aktorit Don Johnson

  • 11 January 2018 - 22:03
35 fakte rreth aktorit Don Johnson

AKTOR, PRODUCENT, REGJISOR, KËNGËTAR DHE KANTAUTOR

U martua pesë herë, kurse tri martesa të tij kanë zgjatur shkurt

1. Johnson lindi më 15 dhjetor të vitit 1949 në Flat Krik, Misuri.

2. Nëna e tij, Nell, ishte kozmetologe.

3. Babai i tij, Wayne Fred Johnson, ishte fermer.

4. Në kohën e lindjes së tij, prindërit e tij kishin moshën 19 dhe 17 vjeç.

5. Në moshën 6 vjeçe, ai u zhvendos nga Misuri në Uiçita, Kanzas.

6. Në vitin 1967, ai ishte përfshirë në programin teatror të shkollës së lartë. Më pas luajti rolin kryesor të Tonyt në "West Side Story".

7. Ai po ashtu vijoi Universitetin e Kanzasit në Lorens, Kanzas.

8. Johnson është shprehur rreth paaftësisë për shërbim ushtarak dhe rreth asaj sesi atij nuk i pëlqen lufta.

9. Emri i tij i vërtetë është Donnie Wayne "Don" Johnson.

10. Ai është aktor, producent, regjisor, këngëtar dhe kantautor.

11. Më së shumti është i njohur për rolin e tij si James "Sonny" Crockett në serinë TV të viteve 1980 "Miami Vice", si dhe në rolin kryesor të serisë së viteve 1990, "Nash Bridges".

12. Johnson ka marrë çmimin "Globi i Artë", për rolin e tij në serinë "Miami Vice".

13. Është fitues i Kupës botërore të Shoqatës amerikane të varkave me motor.

14. E ka yllin e vet në Shëtitoren e të famshmëve në Hollivud.

15. Johnson ka studiuar dramën në Teatrin konservator amerikan në San Francisko.

16. Roli i tij i parë i madh ishte ai në produksionin skenik të vitit 1969 në Los Anxheles, "Fortune and Men's Eyes", ku luajti rolin kryesor të Smitty-t.

17. Në vitin 1976, Johnson ishte cimer me aktorin Sal Mineo, kur ky i fundit u vra afër apartamentit të tyre në West Hollivud.

18. Midis viteve 1984-1989, Johnson luajti rolin kryesor, si detektivi policor Sonny Crockett, në serinë "Miami Vice". Partner i tij në këtë seri ishte aktori Philip Michael Thomas.

19. Midis sezoneve të serisë "Miami Vice", Johnson u paraqit në disa mini-seri TV, sikur psh në ribërjen e serisë "The Long, Hot Summer".

20. Johnson më pas u paraqit në dramën "Nash Bridges" midis viteve 1996 - 2001, me Cheech Marin, Jeff Perry, Jaime P. Gomez dhe Jodi Lyn O'Keefe. Johnson luajti rolin kryesor, atë të Nash Bridges.

21. Edhe në serinë "Nash Bridges", Johnson shoqërohej nga një veturë e mrekullueshme, kësaj here "1971 Plymouth Barracuda".

22. Në vjeshtën e vitit 2005, ai luajti shkurt në dramën TV "Just Legal", si një avokat, i cili kishte një partner tepër të ri dhe idealist, Jay Baruchel.

23. Në janar të vitit 2007, Johnson u angazhua në "West End" të Londrës, në shfaqjen "Guys and Dolls".

24. Johnson luajti edhe një rol në komedinë norvegjeze "Lange Flate Ballær 2", me regji të mikut të tij, Harald Zwart.

25. Më pas u paraqit në filmin "When in Rome", me ca emra të njohur, si Danny DeVito, Anjelica Huston dhe Kristen Bell.

26. Johnson dhe Jon Heder bashkë moderuan eventin "WWE Raw", më 18 janar të vitit 2010.

27. Johnson pati një rol dytësor në filmin e regjisorit Robert Rodriguez, "Machete". Johnson u paraqit si Von Jackson dhe filmi u lëshua më 3 shtator të vitit 2010.

28. Në tetor të vitit 2010, ai filloi që të paraqitej në serinë e HBO-së, "Eastbound & Down", me pseudonimin "Eduardo Sanchez".

29. E përsëriti rolin e tij si Sonny Crockett për një reklamë të "Nike"-it, bashkë me LeBron James.

30. Në shtator të vitit 2011, Johnson pati një paraqitje në komedinë "A Good Old Fashioned Orgy", me Jason Sudeikis.

31. Johnson publikoi dy albume të muzikës pop, njërin në vitin 1986 e tjetrin në vitin 1989.

32. Kënga e tij "Heartbeat" zuri vendin e pestë në toplistën "Billboard Hot 100". Këtë këngë e kishte bërë në bashkëpunim me Robert Tepperin.

33. Johnson është martuar pesë herë, ku tri martesa të tij kanë zgjatur shkurt.

34. Emrat e dy grave të tij të para nuk janë bërë publik.

35. Më 29 prill të vitit 1999, ai u martua me mësuesen e shkollës së infermierisë, Kelley Phleger, e cila asokohe kishte 30 vjet, me të cilën bëri re fëmijë. 

(Kosova Sot)