Anëtarësimi në "Euroimazh" u hap dyert kineastëve kosovarë

  • 16 May 2018 - 09:03
Anëtarësimi në

Musliu: Nëse ne arrijmë të anëtarësohemi në këtë organ, mund të thithim fonde 

"Sa kam informata unë, të drejtë për të fituar buxhet nga 'Euroimazh' ka secili që tregon shumën e investimeve në projekt. Me sa e di, nga 5-20 %. 'Euroimazh' bëhet bashkëfinancues i projektit. Për ne si Kosovë do të ishte mirë anëtarësimi në 'Euroimazh', por po dyshoj që jemi gati! Se pak kemi mundësi t'i kthejmë fondet, të cilat i marrim nga 'Euroimazh'", ka pohuar për "Kosova Sot" aktori Selatin Ademi

Mundësia e anëtarësimin të Kosovës në 'Euroimazh', fondin evropian për zhvillimin e filmit, është parë me entuziazëm nga kineastët tanë dhe njerëzit e filmit. Sipas tyre, anëtarësimi në këtë organizëm të Këshillit të Evropës jo vetëm që do të ishte një lajm i mirë, por një mundësi mjaft e madhe për zhvillimin dhe afirmimin e embrionit industrial kinematografik në vend. Megjithatë, sipas tyre, mbetet për t'u parë nësevendi do të mund të bëhet pjesë e 'Euroimazh', apo mbetet pjesë e premtimeve që tashmë komuniteti kulturor në vend përballet me vite.

Ne Evropë duhet të dëshmohemi me kulturë

Regjisori Mahir Musliu, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në "Euroimazh" do të ishte një lajm i mirë dhe do të ishte një sukses për kulturën në vendin tonë. Pasi, kashtuar ai, duke pasur parasysh që ky organ është i themeluar nga Këshilli i Evropës dhe përben një fond mbështetës për kulturën. Më tej, ka thënë Musliu, nëse ne arrijmë të anë- tarësohemi në këtë organ mund të përfitojmë në shumë dimensione, duke filluar nga thithja e fondeve deri të shkëmbimi i përvojave kulturore me vendet më të zhvilluara të Evropës. "Ky organ, i cili përbëhet nga 37 shtete plus Kanadaja, do të luajë rol të veçantë në proceset kulturore, të cilat nga Kosova mund të lëvizin shumë më lirshëm në këto vende që i përmenda. Përfitim tjetër është se ne në Evropë duhet të dëshmohemi me kulturë kur dihet që i gjithë bazamenti i jetës evropiane bazohet në zhvillime kulturore", ka pohuar Musliu. Ndërsa aktori Selatin Ademi ka thënë se 'Euroimazh' ofron mjaft mundësi për kineastët e Kosovës dhe anë- tarësimi në të do të ishte një sukses, duke pasur parasysh situatën me të cilën po përballet filmin kosovar në vend. 

"Nga lajmet që lexova këto ditë, jam skeptik, sepse kam përshtypjen që është një lajm sa për t'i hedhur hi syve opinionit dhe për të arsyetuar shpenzimet e ekipit të madh nga Kosova që ka shkuar në Cannes", ka thënë regjisori Ben Apolloni për gazetën "Kosova Sot", duke shtuar ky lajm i duket i ngjashëm me atë që disa ministra, ndër vite, e kanë dhënë se do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën

"Ky organ, i cili përbëhet nga 37 shtete plus Kanadaja, do të luajë rol të veçantë në proceset kulturore, të cilat nga Kosova mund të lëvizin shumë më lirshëm në këto vende që i përmenda. Përfitim tjetër është se ne në Evropë duhet të dëshmohemi me kulturë kur dihet që i gjithë bazamenti i jetës evropiane bazohet në zhvillime kulturore", ka pohuar regjisori Mahir Musliu për gazetën "Kosova Sot".

Apolloni, skeptik

Anëtarësimi i Kosovës në 'Euroimazh', ka shtuar Ademi, do të sillte benifite të mira, sidomos për ne, si shtet i vogël dhe me buxhet simbolik për bërjen e filmit."Sa kam informata unë, të drejtë për të fituar buxhet nga 'Euroimazh' ka secili që tregon shumën e investimeve në projekt. Me sa e di, nga 5-20 %. 'Euroimazh' bëhet bashkëfinancues i projektit. Për ne si Kosovë do të ishte mirë anëtarësimi në 'Euroimazh', por po dyshoj që jemi gati! Se pak kemi mundësi t'i kthejmë fondet, të cilat i marrim nga 'Euroimazh'", ka pohuar Ademi, duke shtuar se në nuk kemi produksione që kanë një buxhet të tyre të garantuar, siç dihet të gjitha produksionet buxhetin e marrin nga shteti dhe me ketë buxhet i bëjnë matematikat", ka pohuar Ademi. Ndërsa regjisori Ben Aoplloni, në një prononcim për Kosova Sot", ka thënë se pranimi në 'Euroimazh' do të ishte një ngjarje e mirë për filmbërësit e Kosovës. Por ka shtuar se mbetet skeptik me lajmin e dhënë nga takimi i ministrit Gashi, në Paris. "Nga lajmet që lexova këto ditë, jam skeptik, sepse kam përshtypjen qe është një lajm sa për t'i hedhur hi syve opinionit dhe për të arsyetuar shpenzimet e ekipit të madh nga Kosova që ka shkuar në Cannes", ka thënë ai, duke shtuar ky lajm i duket i ngjashëm me atë që disa ministra, ndër vite, e kanë dhënë se do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën. Gjatën qëndrimit në Kanë, në kuadër të festivalit të filmit atje, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, është takuar edhe me drejtorin e 'Euroimazh', Roberto Ola, nga ku edhe është diskutuar për anë- tarësimin e Kosovës në këtë organizëm. E që sipas komunikatës së lëshuar dy ditë më parë, nga Ministria e Kulturës, thuhet se Kosova pritet se shpejti të aplikojë në këtë organizatë evropiane, e cila do të ndikojë shumë në zhvillimin e mëtejmë të kinematografisë në Kosovë dhe bashkëprodhimet ndërkombëtare. Megjithatë gazeta nuk ka mundur të marrë një prononcim nga kjo ministri lidhur me mundësinë dhe proceduar që do të ndjekë MKRS-ja për anëtarësimin e vendit në 'Euroimage'.  

(Kosova Sot)