Vdiq aktorja e "Supermanit

  • 16 May 2018 - 15:35
Vdiq aktorja e

Aktorja Margot Kidder, e njohur për rolin e Lois Lane në filmat "Superman" gjatë viteve 1970-1980, ka vdekur në moshën 69-vjeçare. Ajo vdiq në shtëpinë e saj, ndërsa shkaku i vdekjes akoma s'është bërë i ditur. Kidder njihet edhe për rolet në "The Great Waldo Pepper", e "R.L.Stine's The Haunting Hour".

Sa i përket rolit të Lanes në "Superman", ajo e përsëriti këtë rol në filmat "Superman II" dhe "Superman III".

(Kosova Sot)