Meryl Streep do të aktrojë në trilerin që flet për skandalin me "Panama Papers"

  • 16 May 2018 - 15:44
Meryl Streep do të aktrojë në trilerin që flet për skandalin me

Sipas një burimi nga "Hollywood Reporter", aktorja që ka fituar çmimin 'Oskar' me gjasë do të paraqitet përkrah edhe disa yjeve tjerë, përfshirë këtu edhe yjet Gary Oldman dhe Antonio Banderas

Meryl Streep do të marrë rolin kryesor në filmin me titull "The Laundromat", qëështë një film i zhanrit triler, me regji të Steven Soderbergh, që flet për skandalin e ashtuquajtur "Panama Papers". Sipas një burimi nga "Hollywood Reporter", aktorja që ka fituar çmimin 'Oskar' me gjasë do të paraqitet përkrah edhe disa yjeve tjerë, përfshirë këtu edhe yjet Gary Oldman dhe Antonio Banderas, e këta të dy janë në fillimin e bisedimeve të tyre për t'iu bashkuar këtij filmit.

Llogaritë e rreme, mashtrimet...

"The Panama Papers" ishin një set dokumentesh që ishin zbuluar dhe kanë ndarë informata financiare në lidhje me llogaritë e rreme, mashtrimet, evazionin fiskal. Kështu, filmi do të bazohet në "Secrecy World: Inside the Panama Papers Investigation of Illicit Money Networks" dhe "Global Elite", që është një libër i shkruar nga gazetari JakeBernstein. Do të sillet në jetë nga Scott Z Burns, një bashkëpunëtor i regjisorit Soderbergh.

Rrjeti "Netflix" është shumë i interesuar

Ende nuk është shfaqur apo bërë me dije se cili do të jetë roli i aktores Streep në këtë film, por në bazë të disa burimeve, roli i saj do të jetë shumë emocionues. Projekti ende nuk e ka shpërndarësin, por thuhet se rrjeti "Netflix" është shumë i interesuar Streep kishte marrë nominimin e saj numër 21 këtë vit për rolin e saj në dramën e regjisorit Steven Spielberg, me titull "The Post". Edhe ky film ka të bëjë në lidhje me disa dokumente, kësaj radhe me ato nga Pentagoni, ku më pas përfshihen gazetarët dhe i bëjnë publike. 

(Kosova Sot)