Si u bë djaloshi i përqeshur në rini këngëtari më i famshëm në Britani?

  • 16 May 2018 - 15:56
Si u bë djaloshi i përqeshur në rini këngëtari më i famshëm në Britani?

"Ishte dashuria ime për kitarën që më ka futur në muzikë dhe këndim" 

Këngëtari anglez, autor i shumë teksteve dhe kitarist, pëlqehet nga rinia dhe të moshuarit në mbarë botën

Ae keni menduar se si shkon tregimi i jetës së Ed Sheeran? Epo, ai - sikurse shumica prej nesh, nuk e kishte aspak të lehtë duke u marrë me shumë ngacmime dhe duke qenë objekt i talljeve, deri te betejat e brendshme, pasiguritë dhe turpit, e deri te këngëtari që ka fituar shumë shpërblime. Ed Sheeran na mëson se si duhet përqafuar veçantinë e tij dhe për t'i kapërcyer sfidat në mënyrë që të sjellë zërin e tij të bukur. Këngëtari anglez, autor i shumë teksteve dhe kitarist, pëlqehet nga rinia dhe të moshuarit në mbarë botën zëri i tij mbledhë bashkë të gjithë njerëzit, madje edhe ata që nuk e preferojnë një lloj si ky i muzikës. Ai në skenë u ngjit si një djalosh me flokë të portokalltë dhe me turp, por papritmas ka fituar zemrat e të gjithëve. Dhe ky është vetëm fillimi. Le t'ia hedhim një sy jetës së tij vështirë- sive dhe shpërblimeve të yllit Ed Sheeran.

Muzika ishte dashuria e tij e parë

Edward Christopher Sheeran ka lindur në muajin shkurt 1991 në Halifaks, Angli. Ai kishte një vëlla më të vjetër dhe prindërit e tij ishin këshillues. Derisa ai kishte telashe shoqërore në shkollë, interesimi i tij ishte në muzikë që në moshën e hershme të jetës. Ai u bë pjesë e korit të kishës në moshën 4 vjeçe dhe shumë shpejtë kishte filluar të luajë në kitarë. Në moshën 11 vjeçe, ai kishte filluar të shkruante këngë dhe ishte inspiruar nga një bisedë nga prapaskenat me Damien Rice. Jo vetëm se dashuria e tij për muzikën ishte e qartë, por talenti i tij u dallua edhe nga të tjerët që e rrethonin. "Ishte dashuria ime për kitarën që më ka futur në muzikë dhe këndim", thotë ai.

E mira dhe e keqja e të qenët 'xhenxhefil'

Ed Sheeran gjithmonë ishte objekt ngacmimi në shkollë, kryesisht për syzet e tij të mëdha dhe për belbëzimin e tij. Si fëmijë, ai kishte një ndërhyrje kirurgjikale që nuk kishte shkuar si duhet dhe e kishte lënë me disa telashe në të folur. Sa herë që kishte tentuar të fliste në klasë, goja e tij ngrinte dhe asnjë fjalë nuk dilte prej saj. Edhe fëmijët tjerë talleshin me të për këtë. Për habi, ai nuk belbëzonte kur këndonte dhe kur bënte muzikë. Ai kënaqej në kishën lokale duke kënduar dhe duke lozur në kitarën e tij, në dhomën e tij. Ai herët e kishte kuptuar se djemtë me flokun e tij nuk ishin aspak tërheqës. Në fakt ai flet edhe për këtë gjendje. "Duke qenë me flokë xhenxhefili duket si punë e keqe kur jeni të ri, por kur sheh një djalosh të ri me flokun si timin, dhe këndon dhe i bie kitarës, atëherë ai bëhet interesant në 'Youtube"

Fillimi i karrierës muzikore

Terapia me belbëzimin nuk po shkonte mirë dhe një nga frikësimet e tij më të mëdha ishte se do të mbetej i tillë deri në fund të jetës së tij. Por se gjërat kanë ndryshuar kur një ditë, i ati i tij ia kishte sjellë diskun e reperit Eminem. Ed Sheeran ishte i mahnitur me faktin se sa shpejt ai po fliste dhe po bënte rep. Ky ishte një inspirim për të dhe kishte mësuar secilën fjalë derisa ishte 10 vjet. Ai kishte filluar të shkruante muzikën e tij dhe krejt papritmas belbëzimi ishte zhdukur. Ai fle hapur në lidhje me belbëzimin e tij. Në moshën 14 vjeçe, Ed Sheeran kishte marrë kitarën, e kishte paketuar bashkë me disa nga rrobat e tij dhe ia kishte mësyrë Londrës ku edhe zyrtarisht ka filluar karrierën e tij muzikore.

Kur jeta bëhet e vështirë…

Duke qenë në rrugë, jeta nuk ishte aspak e lehtë. Ai flet edhe kur nuk kishte mundur të gjente një kauç për një natë, iu desh të flinte nëpër parqe apo diku në periferi. Kishte natë kur nuk kishte as të holla për ushqim, por nuk kishte hequr dorë.Në Londër kishte luajtur nëpër vende të vogla. Ai vetëm në vitin 2009 kishte luajtur në 300 shfaqje.

Pastaj vijnë rrjetet shoqërore

Depërtimi i madh ishte në vitin 2010 dhe kjo nuk ishte e mundur pa një punë të madhe, derisa për suksesin e tij mundësi dhanë edhe rrjetet shoqërore. Jo shumë këngë- tar kishin pasur suksesin nëpër rrjetet shoqërore, por Ed e kishte gjetur. Ai kishte postuar videot e tij 'online', dhe njëra prej tyre ishte vërejtur nga reperi "Example", që kishte pëlqyer stilin e tij dhe e kishte ftuar atë për një turne. Kjo atij i kishte ndihmuar ta shtojë praninë e tij nëpër rrjetet shoqërore derisa gjithnjë e më shumë njerëz po e shikonin në kanalin 'Yourube'. Shumë shpejt edhe mediat filluan ta kthejnë vëmendjen kah ai, ah djaloshi me flokun xhenxhefil dhe me kitarë, shkaku i zërit të ëmbël, e më pas disa emra të mëdhenj dhe gazeta filluan ta përmendin emrin e tij. Kjo e lejoi atë që të ketë ëndrra edhe më të mëdha, ai e dinte se për diçka të tillë, duhet të shtonte në Amerikë.

Jamie Foxx, Taylor Swift, e shumë të tjerë

Ai arriti në Los Anxhelos pa ndonjë kontratë me një shtëpi muzikore apo pa ndonjë vend për të jetuar. Ai kishte filluar që muzikën e tij t'ia dërgojë shumë emrave të njohur, por nuk kishte marrë përgjigje. Deri një ditë, kur në shfaqjen e një radios, ai u hodh në skenë. I tmerruar, ai filloi të luante, derisa 12 minuta më pas kishte ndjerë ovacionet. Emri i nikoqirit ishte Jamie Foxx, i cili kishte mbetur i mahnitur me zërin e tij. Pasi ishte në pozitën e dytë te "iTunes", ai ishte ftuar të punonte me "Atlantic Records". Me ndihmën e tyre, ai kishte krijuar albumin e tij debutues"+". Menjëherë kishte shitur 102,000 kopje. Më pas, ai ka bashkëpunuar me "One Direction" dhe Taylor Swift.

(Kosova Sot)