Dinozaurët në kafaze

  • 12 June 2018 - 15:39
Dinozaurët në kafaze
Filmi nuk ofron skena të takimit të njerëzve me miqtë tanë të moçëm, dinozaurët Filmi i pestë i franshizës 'Jurassic' është i pari i cili pretendon që të jetë diçka më shumë sesa një udhëtim, edhe pse edhe në këtë film mbretërojnë skenat e aksionit me dinozaurë, dorën në zemër, jo aq të shpeshta 

Ku tretën tërë ata dinozaurë? Kjo është një pyetje e cila mund t'ju lindë derisa shikoni filmin "Jurassic World: Fallen Kingdom", të pestin me radhë të kësaj franshize. Kjo nuk dmth se filmi nuk ofron skena të takimit të njerëzve me miqtë tanë të moçëm, por në filmin "Fallen Kingdom" dinozaurët janë në kafaze, të mpirë nga ilaçet, të plagosur dhe përndryshe të nënshtruar. Ata shihen në skenë, por nuk duken sikur janë në qendër të vëmendjes. 

Shpërthimi i vullkanit Në Isla Nubar, vendin ku gjendet parku tematik, tani i rralluar, "Jurassic World", pritet që të shpërthejë një vullkan, i cili rrezikon ta përfshijë tërë ishullin. Owen Grady (Chris Pratt), i cili di si të sillet me dinozaurët dhe Claire Dearing (Bryce Dallas Howard), ish menaxherja e parkut, e cila tani udhëheqë një grup aktivistësh për të drejtat e dinozaurëve, janë bashkuar për t'i shpëtuar dinozaurët të cilët ende gjenden aty, e për t'i dërguar ata në një strehimore tjetër. Ata janë angazhuar nga Eli Mills (Rafe Spall), kryeshërbëtori i patundshmërisë "Lockwood". Por, më pas del se ai ishte duke i përdorë ata për sistemin e tyre të përgjimit dhe ka plane më të këqija për të ardhmen e dinozaurëve.


Owen dhe Claire ia marrin gjakun një dinozauri Në një moment, Owen dhe Claire i marrin gjakun një dinozauri T. rex, i cili gjendet në kafaz dhe duke fjetur, skenë, e cila është sa e frikshme, po aq edhe mbresëlënëse. Dhe, le të mos e harrojmë as Bluen, dinozaurin e favorizuar të Owen-it, i cili është inteligjent dhe, me një si buzëqeshje të butë në fytyrë, duket sikur një kryqëzim midis një T. Rex të zbutur dhe një E.T. Përkundër të gjithave, këto skena as për së afërmi nuk e japin atë përjetim, i cili ka ndikuar në vazhdimin e franshizës "Jurassic" për 25 vjet. Filmi origjinal i Spielbergut, "Jurassic Park", kishte një ngjarje e cila ishte më funksionale sesa e frymëzuar, por ajo kishte funksionuar si kornizë në të cilën regjisori mund të varte magjinë e tij të imagjinuar në mënyrë të shkëlqyeshme. 


Orgjia e vrasjeve të tepërta Filmat, pas atij të Spielbergut të vitit 1997, kanë pasur rënie graduale të kualitetit - "Jurassic World", i vitit 2015, ishte një orgji e vrasjeve të tepërta - prandaj, në njëfarë mënyre, është e logjikshme që filmi "Fallen Kingdom" përdorë një strategji tjetër. ai nuk pretendon që të na mahnitë me pamjet e dinozaurëve të digjitalizuar, por përpiqet që dinozaurët t'i përfshijë në një triler të aventurave konspirative. Regjinë e filmit e ka bërë J.A. Bayona, regjispri spanjoll më së shumti i njohur për filmin atmosferik horror të vitit 2007, "The Orphanage" dhe, përkundër faktit që ai bën një punë kompetente te filmi "Fallen Kingdom", nuk ka shumëçka që ai mund të bëjë për ta përmirësuar skenarin (të shkruar nga Colin Trevorrow dhe Derek Connolly), i cili me të vërtetë është i tmerrshëm. Ngjarja e filmit kulminon në një skenë të ankandit të dinozaurëve, të ngjashme me skenat e filmit "King Kong". 


(Kosova Sot)