Ambasadorja e nderit, Rita Ora darkon me politikanët kosovarë në Londër - Kulturë - Kosova Sot
Ambasadorja e nderit, Rita Ora darkon me politikanët kosovarë në Londër

Ambasadorja e nderit, Rita Ora darkon me politikanët kosovarë në Londër

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është duke qëndruar në Londër ku edhe ka pranuar Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Pas pranimit të kësaj dhurate të dy së bashku shoqëruar edhe nga miqtë e tjerë kanë darkuar.

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci është ai i cili ka ndarë me miqtë e tij në Facebook një fotografi nga ky takim. Në shkrimin e tij ai e vlerëson punën që bënë këngëtarja duke e quajtur thesar të çmuar kombëtar.

“Pas përfundimit të samitit të Ballkanit Perëndimor të Londrës, vjen samiti me superyllin tonë botëror, Rita Ora. Së bashku e përkujtuam shpalljen e saj ambasadore nderi, mu para tri vitesh atë ditë, në ambasadën e Kosovës. Koha po kalon, por Rita mbetet thesar i çmuar kombëtar. Jemi me fat që e kemi, atë dhe yjet e tjerë në fusha të ndryshme, të cilët po na dhurojnë një imazh të ri pozitiv gjithandej nëpër botë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se tri vite më parë Rita Ora ishte zgjedhur Ambasadore Nderi e Kosovës nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga.

(Kosova Sot)

19 orë e 20 minuta më parë
15/12/18