Përbindëshi i detit që dëshiron TË USHQEHET PËR TË MBIJETUAR

  • 10 August 2018 - 12:41
Përbindëshi i detit që dëshiron TË USHQEHET PËR TË MBIJETUAR
Prania njerëzore në këto thellësi të papara ka ngjallur interesimin e krijesës gjigante

Jason Statham luan rolin kryesor në trilerin e regjisorit Jon Turteltaub rreth një ekipi ndërkombëtar, i cili përpiqet që ta pengojë një peshkaqen gjigant parahistorik që të shkaktojë terror në plazh Njëra nga fjalitë e para që i dëgjoni në këtë film është edhe kjo: "Paska diçka atje"!, e cila pasohet menjëherë nga fjalia tjetër, "Qenka i madh"!, e më pas, "Dhe po lëviz shpejt"! Nuk kemi të bëjmë me zërin shpjegues të 'trailerit', por me vetë dialogun e filmit "The Meg". Kur shihet se gjëja më e bukur në këtë film ka të bëjë me aftësitë notuese të aktorit Jason Statham, atëherë bëhet e qartë se çështjeve të tjera, sikur që janë ngjarja e filmit dhe ekipi i aktorëve, iu është kushtuar një vëmendje më e vogël.  

Rrahja e konkurrentëve Pasi që ta shihni Stathamin, duke u zhytur në mënyrë elegante në thellësitë e oqeanit me aq lehtësi, sikur të ishte duke u freskuar në ndonjë hotel të Beverlli Hillsit, atëherë mund të besoni pa problem se ai mund të rrahë të gjithë konkurrentët e tij, si The Rock, Arnold, Vin Diesel, Dave Bautista, Michael B. Jordan, Chris Hemsworth. Ky film, që bazohet në një roman të Steve Altenit të vitit 1997, sipas shumëkujt, sjell kombinimin e filmave "Jaws" me atë "The Abyss". Ngjarja në roman, i cili mban titullin e thjeshtë, "Meg", përqendrohet te një tentim shpëtimi në një nëndetëse, në një thellësi prej 11,000 metrash, që është pika më e thellë në Paqësor. Prania njerëzore në këto thellësi të papara, ka ngjallur interesimin e krijese gjigante, të quajtur megalodon dhe të gjatë 22 metra. Në ekipin ndërkombëtar përfshihet eksperti kulmor i oqeanografisë Suyin (Li Bingbing), i ati i së cilës, Dr. Zhang (Winston Chao) drejton një institut tejet të madh oqeanik dhe urdhëron tentim-shpëtimin edhe pse Suyin mendon se mund t'ia dalë edhe vet; Morris (Rainn Wison), financieri arrogant i projektit; inxhinieri kryesor Jaxx (Ruby Rose); miku i ngushtë i Jonas, Mac (Cliff Curtis); si dhe kundërshtarja e moçme e Jonas-it, Dr. Heller (Robert Taylor). Më pas, aty është edhe Lori (Jessica McNamee), e cila është gruaja e Jonasit.

Filmi nuk shkakton ndonjë emocion të fortë Çdo pjesë e ngjarjes së këtij filmi duket me të vërtetë mekanike. Por, duhet pranuar se, sikur në rastin e filmit "King Kong", shikuesit mund ta zhvillojnë njëfarë simpatie për këtë krijesë të detit, e cila ka një jetë tërë që jeton e vetmuar. Derisa në plazhin aziatik ka shumë pushues, të cilët futen në ujë, në ambientin jetësor të këtij përbindëshi, atëherë si mund ta fajësojmë atë për faktin që dëshiron të ushqehet, sikur që bëjmë fundja edhe ne, për të mbijetuar. Por, filmi "The Meg" nuk shkon deri aty, duke i kursyer pushuesit nga tragjedia. Pa ndonjë personalitet të veçantë, i bërë sikur me kompjuter (tepër mekanik, pa shpirt), pa shkaktuar ndonjë emocion të fortë, ky film nuk mund të vlerësohet lart, për fat të keq. Derisa regjinë e ka bërë Jon Turteltaub, rolet në këtë film i luajnë Jason Statham, Li Bingbing, Rainn Wilson, Ruby Rose, Winston Chao, Page Kennedy, Jessica McNanee, Olafur Darri Olafsson, Robert Taylor, Sophia Cai, Masi Oka, Cliff dhe Curtis.

(Kosova Sot)