Aktori kosovar luan sportistin serb - Kulturë - Kosova Sot
Aktori kosovar luan sportistin serb

Aktori kosovar luan sportistin serb

Në rolin e një sportisti serb, aktori Ilir Rexhepi është bërë pjesë e serialit të njohur gjerman "Tatort", që njihet si serial kult, fort i adhuruar nga gjermanofolësit e me një histori gati gjysmëshekullore. Ai nisi të transmetohej në vitin 1970. Episodi në të cilin luan edhe aktori kosovar, i titulluar "Tod und Spiele", të dielën mbrëma u shfaq në televizionet gjermane, austriake e zvicerane, ARDF, ORF dhe SRF. Seriali reprizohet edhe në televizione të tjera evropiane e më gjerë. Përveç Rexhepit, në këtë serial luajnë aktorët e njohur: Jog Hartmann, Anna Schudt, Samuel Finzi, Rick Okon, Viktoria Meyer, Sybille J. Schedwill e të tjerë. Rgjinë e episodit në të cilin është përfshirë Rexhepi - që viteve të fundit është bërë pjesë e serialeve të njohura në Gjermani - e ka bërë regjisorja gjermane Maris Pfeiffer dhe është prodhim i produksionit të famshëm "Warner Bros".

(Kosova Sot)

21 orë e 51 minuta më parë
12/12/18