Çka duhet të dimë rreth këtij spektakli nga fjalimi i Swiftit e deri te nderimi i Franklinit

  • 11 October 2018 - 13:05
Çka duhet të dimë rreth këtij spektakli nga fjalimi i Swiftit e deri te nderimi i Franklinit

Swift: Albumet e mia i konsideroj kapituj të jetës sime dhe më vjen mirë që fansat e mi e pëlqejnë albumin tim të fundit.
Cardi B u nda nga kjo mbrëmje me tri shpërblime: të këngës rap/hip-hop për "Bodak Yellow"; këngën soul/R&B për "Finesse" me Bruno Mars, si dhe në kategorinë e artistit rap/hip-hop.

Në fillim të evenimentit "American Music Awards" të martën moderatori Tracee Ellis Ross kishte disa lajme interesante për t'i ndarë rreth Taylor Swift-it: "Nëse ajo merr tri shpërblime sonte, do të bëhet artistja më e dekoruar në historinë e shpërblimeve muzikore amerikane". Dhe, sikur ai ta kishte parashikuar atë që do të ndodhte. 

Ja disa nga karakteristikat më interesante të kësaj mbrëmjeje:

1) Performanca e Swiftit dhe deklarata e saj

Kjo mbrëmje herë-herë ngjante me një natë "TaylorSwift Awards", derisa e hapi mbrëmjen me këngën "I Did Something Bad", që ishte performanca e saj e parë TV live për gati tri vjet. Derisa shqiptonte fjalën "witches" (shtrigat), ajo bënte me dorë kah vetja. Gjatë performancës së saj në prapavijë u pa një gjarpër gjigant, meqë ajo e kishte bërë këtë simbol të turneut të saj. "Albumet e mia i konsideroj kapituj të jetës sime dhe, më vjen mirë që fansat e mi e pëlqejnë albumin tim të fundit. Por, edhe më e eksituar jam rreth kapitullit tjetër".

Image

 

2) Performanca dhe fjalimi i Cardi B-së

Cardi B u nda nga kjo mbrëmje me tri shpërblime: të këngës rap/hip-hop për "Bodak Yellow"; këngën soul/R&B për "Finesse" me Bruno Mars, si dhe në kategorinë e artistit rap/hip-hop. Gjatë fjalimit të saj, ajo nuk la pa përmendur urrejtësit e saj, të cilët kishin thënë se ajo nuk do t'ia dalë që të jetë një nënë e suksesshme që punon. 

Image

 

 

 

 

(Kosova Sot)