"Gërmia" hyn në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme

  • 11 October 2018 - 14:25

Ministrit i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi, dje ka nënshkruar Vendimin për aprovimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme me 1595 asete, të cilat do t'i nënshtrohen masave dhe regjimit mbrojtës sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. Këtë vit janë propozuar, shqyrtuar dhe aprovuar edhe mjaft propozime të reja të objekteve të cilat bartin në vete ngjarje, momente e periudha të rëndësishme nga historia, kujtesa kolektive e zhvillimit urban, social, tregtar dhe infrastrukturor të vendit të gjitha këto dhe jo vetëm, vlera të pakontestueshme që duhen ruajtur, mbrojtur dhe promovuar.

 

(Kosova Sot)