Shpëlarja e parave të pista përmes kompanive "off-shore - Kulturë - Kosova Sot
Shpëlarja e parave të pista përmes kompanive "off-shore

Shpëlarja e parave të pista përmes kompanive "off-shore

Mbretërve të drogës u duhet mbulesë ligjore për ruajtjen e parave të pista


Dokumentari absorbues i Alex Winterit flet rreth elitës së re të korruptuar, që janë duke grumbulluar pasurinë e tyre jashtë shtetit, e që u bë publike
 
Kompanitë boshe (shell), llogaritë jashtë shtetit (offshore), strehët e fshehta tatimore. Çdo gjë në vende të zymta me shumë pemë palmash, por me një mbikëqyrje legale kurrfarë. Përgjatë viteve, shumë nga ne jemi bërë familjarë, të paktën në teori, me atë sesi korporatat apo individët e pasur kanë evituar pagimin e taksave duke i bërë të padukshme fitimet e tyre. Por, derisa shikoni dokumentarin mbresëlënës të regjisorit Alex Winter me titull "The Panama Papers", i cili trajton zbulimin e bërë me anë të dokumenteve ndër më të rëndësishmet të shekullit XXI, kamera kthehet prapa për të na treguar se çka ndodhë në këtë biznes të pistë. E tërë kjo filloi si diçka që bënin kriminelët, p.sh. mbretërit e drogës, të cilëve gjithmonë iu është dashur një mbulesë ligjore për shpëlarjen dhe ruajtjen e parave të tyre të pista.


 Një sistem i llogaritjes së padukshme Në shumë mënyra, ata ishin pionierë dhe vunë themelet e fshehjes së fitimeve në parajsat tatimore. Por, me kalimin e kohës, edhe tëtjerë, që nuk ishin aq kriminelë të haptë, shkuan gjurmëve të tyre, duke imituar truqet dhe teknikat e gangsterëve. Ata 'të tjerët' tani përfshijnë liderët politikë nacionalë nga e tërë bota dhe elitën e pasur. "The Panama Papers" është një ekspoze e gjallë, por ai paraqet edhe një hetim moral rreth asaj sesi eshaloni kryesor është i bashkuar tani, në aspektin shpirtëror dhe strukturor, për të na plaçkitur dhe mashtruar neve të tjerëve. Filmi na ofron të dhëna statistikore, të cilat mund të jenë të supozuara, megjithatë na tronditin: me faktin që, që nga viti 2015, 1% e njerëzve më të pasur në botë kanë mëshumë para sesa 99% të tjerët, së bashku. Paramendojeni! Kjo është e padrejtë, zemëruese. Por, fakti më i rëndësishëm është se, kur pasuria përqendrohet në atë mënyrë, një sistem i llogaritjes së padukshme për elitën nuk është më vetëm një ekuivalent bankar i terrenit "offshore", ai është bërë vet 'sistemi'.


FILMI: 'THE PANAMA PAPERS' I shfaqur online në Festivalin e filmit Hamptons më 6 tetor të vitit 2018. Kohëzgjatja e filmit: 96 minuta. Produksioni: "Epix" në "Bungalow Media + Entertainment". Producentë: Alex Winter, Glen Zipper, Robert Friedman. Producentë ekzekutivë: Laura Poitras, Charlotte Cook. Regjisor: Alex Winter. Kamera (color, widescreen): E.J. Enríquez. Editor: Weston Cadwell. Muzika: Pedro Bromfman. Rolet: Bastian Obermayer, Frederick Obermaier, Marisa Taylor, Jack Blum, Jacob Borg, Roberto Eisenmann, Katrin Langhans, Joseph Menn, Scott Bronstein, Kenia Porcell, Ron Wyden.


Ngritja e Trump-it Filmi fillon me Bastian Obermayer, një gazetar hetues i gazetës me seli në Munih,"Süddeutsche Zeitung", duke shpjeguar sesi, në vitin 2015, ishte kontaktuar nga një informator digjital. Informatori, i cili thoshte të mos kishte asnjë lidhje me ndonjë qeveri, apo agjenci të inteligjencës, e quante veten John Doe dhe donte të ekspozonte një arkiv të të dhënave, me 11.5 milionë dokumente nga kompania ligjore panameze, "Mossack Fonseca". Këtu kishte të dhëna nga personat dhe entitetet nga 200 vende, duke përfshirë presidentë dhe princër. Disa nga klientët e saj: Bashar al-Assad, president i Sirisë; Nawaz Sharif, president i Pakistanit; Vladimir Putin; Sigmundur David Gunnlaugsson, kryeministër i Islandës; David Cameron Mitchell, kryeministër i Britanisë dhe Donald Trump. "The Panama Papers" tregon sesi ngritja e Trumpit është pjesë e diçkaje më të madhe - sesi një gjëje të tillë i paraprinë trendët dhe forcat nga e mbarë bota, ku nuk e kemi fjalën vetëm për Brexitin. Filmi flet rreth ngritjes së një klase të sapo-globalizuar të liderëve botërorë. Kjo është një sjellje që më parë karakterizonte të ashtuquajturat republika banane, e që tani është bërë 'normalja e re',shkruan Kosova Sot.

 

(Kosova Sot)

13 orë e 17 minuta më parë
19/12/18