Nicole Kidman: T'i dëgjoj femrat se si besojnë, më bëjnë të qaj

  • 07 December 2018 - 08:49
Nicole Kidman: T'i dëgjoj femrat se si besojnë, më bëjnë të qaj

Kidman shumë e pëlqen privilegjin e të qenit aktore  

Nëse Kidman është krenare për ndonjë të arritur, është për faktin se mjaftueshëm ajo ka qenë e suksesshme - filmat e saj kanë fituar mesatarisht një shifër prej 3.9 miliardë dollarë

Nicole Kidman 51 vjeçe ka pranuar këtë vit një shpërblim në "Golden Globe" si aktorja më e mirë për rolin e saj të paharrueshëm në seritë televizive "Big Little Lies". Në fjalimin e saj ajo ka falënderuar nënën e saj - një infermiere për të cilën kishte dashur të bëhej mjeke - se kurrë nuk kishte vënë kufizime rreth asaj se çfarë do të bëheshin vajzat e saj, duke deklaruar: "Arritjet e mija janë arritjet e tyre". Ajo po ashtu ka falënderuar miken e saj Reese Witherspoon, me të cilën bashkë e kanë bërë produksionin e serive, si dhe aktorët që kishin marrë pjesë aty, Laura Dern, Shailene Woodley, Zoe Kravitz.

"Wow", ka thënë ajo, "fuqia e femrës". Viti paraprak, Hollivudi ka lënë fushatën "#MeToo" si dhe gjërat e zbuluara për Harvey Weinstei dhe, duke shikuar prapa, seria "Big Little Lies" pak a shumë ishte një katalizator në këtë proces. Seritë jo vetëm se kanë theksuar ndryshimin çlirues të talentit të femrës dhe financave, larg nga studiot dhe shërbimeve televizive dhe kabllovike, po ashtu ka ngre zërin, përmes personazhit të Kidman në veçanti, rreth dhunës seksuale së pa folur parapa yjeve të pasura. Në fjalimin e saj "Golden Globes", Kidman ishte shumë eksplicite për mënyrën se si seritë i kishin ndihmuar që të hapen në lidhje me abuzimin. "Unë besoj dhe shpresoj, ne mund të nxjerrim ndryshimin përmes rrëfimeve që i tregojmë dhe mënyrës se si i tregojmë ato" ka thënë ajo. "Le ta mbajmë bisedën gjallë". 

Betimi publik

Ajo po ashtu ka bërë një betim publik për të punuar me një regjisore femër për së paku çdo 18 muaj, në tentim të adresimit të faktit se vetëm 4 për qind e filmave nga Hollivudi janë të bërë nga femrat. E ajo ka kërkuar për më shumë role të mund të stimulojnë debatin e mëtejmë. Si një aktore, Kidman shpesh ka bërë grupe interesante të filmave. Në vitin kur ajo ka fituar çmimin e saj Oskar duke aktruar si Virginia Woolf në "The Hours", për shembull, ajo ishte në "Lars von Trier" dhe eksperimentin "Dogville", një adaptim nga novela e Philip Roth me titull "Human Stain", dhe atë të Anthony Minghella-s me titull "Cold Mountain". Ky film është një rast tjerët për t'u cekur; ajo ka tre filma për të lansuar në muajt e njëjtë. Derisa po qëndronte në një dhomë hoteli në "Soho", Londër, disa javë më parë, e freskët nga shtëpia e saj në Neshvill, Tenesi, Kidman e rregulluar me vullnetin e saj shumë e pëlqen privilegjin e të qenit aktore. 

"Fëmijët e mi iknin nga unë"

Në filmin "Boy Erased", Kidman aktron gruan nga Arkanzasi, gruaja e një ministri fundamentalist Baptist (Russell Crowe). Në "Destroyer", në ndërkohë, Kidman bëhet si një nga detektivët më të zotë në Los Anxhelos, një pjesë ku ishte veshur me të njëjtën palë xhinse për muaj, si në set po ashtu në shtëpi."Unë kundërmoja, isha e gërditshme. Fëmijët e mi iknin nga unë" thotë ajo. Filmi i tretë është "Aquaman", libri i parë komik e Kidman që nga viti 1995 me "Batman Forever". Është filmi për të cilin vajzat e saj të reja janë më të emocionuarat, kryesisht për faktin e kostumit prej lateksit siç ajo e përshkruan "peshon por nuk peshon". Nëse Kidman është krenare për ndonjë të arritur, është për faktin se mjaftueshëm ajo ka qenë e suksesshme - filmat e saj kanë fituar mesatarisht një shifër prej 3.9 miliardë dollarë. Dy filmat që do të lansohen - :Aquaman" është më pak ambicioz. Të dy filmat eksplorojnë momentin apolakiptik politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përtej. Kidman aktron nënën e Conley, Nancy. Kidman ka folur për jetën reale të Nancy - emri aktual i të cilës është Martha. Në takimin e tyre të parë, aktorja kujton: "Ajo më dha një xhaketë xhindesh që e kishte bërë vetë, e mbuluar me diçka. Ajo ishte një person i hatashëm dhe e ngrohtë". Kur Martha e kishte shikuar filmin në "Toronto film festival", ajo ishte e lumtur. Bashkëshorti i saj predikues, nuk kishte marrë pjesë ashkë me të. "Ende është shumë e dhimbshme për ta", thotë Kidman. 

 

(Kosova Sot)