Nuk kaloi në finale, këngëtari i njohur bën deklaratën e fortë: Sfidohemi nga xhihadistët e tallavasë

  • 08 December 2018 - 10:36
Nuk kaloi në finale, këngëtari i njohur bën deklaratën e fortë: Sfidohemi nga xhihadistët e tallavasë

“Ah ku më hodhi Zoti” është kënga me të cilën Robert Aliaj mori pjesë në edicionin e 20 të festivalit të “Këngës Magjike”.

robert aliaj

Ai ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, për të folur për protestën e studentëve. E teksa ishte në studio, ai mori vesh se nuk është kualifikuar në finalen e festivalit.


Këngëtari nuk qëndroi në heshtje, por u shpreh se mbretëria e tallavasë eklipsoi mesazhin e këngës.

“Kjo këngë nuk injorohet. Është një këngë që flet vetë, justifikon të qenit këngë. Sepse në të vërtetë kënga është një mision më vete. Unë nuk flas për prapanicat e mia, përse më le e përse të lash. Këto i këndon tallavaja shqiptare, që arriti të eklipsojë këtë këngë. Sfidohemi nga mbretëria e tallavasë. Unë nuk jam artist ‘Instagrami’”, u shpreh Robert Aliaj.

Ai rrëfeu se për këtë këngë ka punuar plot tre vite, pasi e ka përshtatur nga poezia “Anës lumenjve” të Fan S. Nolit. Ndërsa nga ana tjetër, këngëtari i bëri thirrje kolegëve të tij të mos bien pre e muzikës tallava, por të mbrojnë gjithmonë atë të vërtetën.

“I bëj thirrje artistëve që të lexojnë pak, të bëhen më të mençur sepse kjo muzika tallava po bën një popull tallava dhe po eklipson këtë këngë kapitale, gjithë kjo armatë xhihadistash të tallavasë kanë kontribuar për ta mposhtur këtë muzikë”, u shpreh i revoltuar Roberti.

(Kosova Sot)