Kush kaloi në finalen e “Këngës Magjike”? Ja këngëtarët që konfirmuan se janë pretendentë për çmimin e madh

  • 08 December 2018 - 10:38
Kush kaloi në finalen e “Këngës Magjike”? Ja këngëtarët që konfirmuan se janë pretendentë për çmimin e madh

Sot në mbrëmje do të mbahet nata finale e “Këngës Magjike”, ku 20 finalistë do të marrin çmime dhe do të performojnë këngët e tyre para publikut.

Gjithashtu do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni të 20 të festivalit. Pas performancave në netët gjysmëfinale, konkurrentët patën mundësi të gjykonin performancat dhe të reflektonin në lidhje me vlerësimet.

Ndërkohë gjatë paradites së djeshme, ata kanë votuar të gjithë kolegët e tyre, duke vendosur edhe se cili do të jetë fituesi.

Deri tani 10 konkurrentë kanë zbuluar se do të jenë pjesë e finales së “Kënga Magjike”, ndërsa presim të shohim edhe të tjerët.

Kanë konfirmuar se janë pjesë e finales:

Nuk të dua dot më pak – Klajdi Haruni

Digjem – Artjola Toska dhe Bruno

Vuj  – Ronela Hajati

Më ke mua – Kejsi Tola

Akull –Krusita

Plas – Flori Mumajesi

Mos urre – Erik Lloshi

Kur përfundon një dashuri si kjo e jona! –  Rozana Radi

Qaj –  Ardit Çuni dhe Daniela Toçi

Sempre – Manuele Moscati dhe Matteo Becucci

(Kosova Sot)