Muze në Rahovec për shkrimtarin Sulejman Krasniqi

  • 10 December 2018 - 08:56
Muze në Rahovec për shkrimtarin Sulejman Krasniqi

Një muze kushtuar Sulejman Krasniqit, shkrimtarit të madh shqiptar pritet të ndërtohet në komunën e Rahovecit. Kështu u shpreh kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë punimeve të konferencës në kuadër të 81-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur, i cili ndërroi jetë në vitin 2011. Më tej, kryetari Latifi theksoi se "krijimtaria letrare e Krasniqit ishte kryekëput atdhetare dhe heroike. Heronjtë realë dhe imagjinarë të Sulejman Krasniqit e donin atdheun e tyre dhe për të u flijuan gjatë gjithë historisë. "Këta heronj ishin frymëzim për qëndrestarët e shumtë të kësaj ane, të cilët i qarkullonin nën dorë librat e tij dhe i lexonin me ëndje dhe krenari. Këta heronj të Sulejman Krasniqit, shërbyen për të ngritur ndjenjën atdhetare dhe i bënin krenarë brezat e shumtë, të cilët ndonëse nën dhunën e presionin e pushtuesit serb, megjithatë gjenin hapësirë për të mësuar historinë e vërtetë të popullit tonë", theksoi Latifi.

 

(Kosova Sot)