G4shi publikon videon e këngës "No face no case"

  • 11 December 2018 - 14:36
G4shi publikon videon e këngës

Ai ka kohë që është duke bërë karrierë muzikore në rrafshin ndërkombëtar. Bëhet fjalë për artistin Labinot Gashin, i cili njihet më mirë si G4shi, i cili punon dhe jeton në SHBA. Ai gjatë ditës së djeshme ka publikuar videon e këngës "No face no case" që e solli në bashkëpunim me reperin anglez Giggs.

Në fakt, këngën e kishte sjell javë më parë në versionin audio ndërkaq orë më parë doli edhe videoja e saj. Ndryshe, reperi gjatë mbrëmjes së kaluar pati promovimin e albumit të ri, ku i ftuar speciale ishte edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, njëri prej njerëzve që i ndihmoi shumë Kosovës. Ai nuk ka harruar ta falënderojë edhe për përfshirjen e tij në ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999.

 

(Kosova Sot)