Skulptorja Arjeta Miftari dërgon "Hyjneshat" edhe në Paris

  • 11 December 2018 - 14:38
Skulptorja Arjeta Miftari dërgon

"Hyjneshat" e skulptores Arjetë Miftari po vazhdojnë rrugëtimin e tyre të cilin e filluan në Prishtinë e vazhduan në Berlin, e me disa pjesëmarrje në festivale të ndryshme, për të marrë rrugën tashmë drejt Parisit. Përmes një postimi në "Facebook" skulptorja Miftari ka tregua se më 12 dhjetor do të hapë ekspozitën e radhës në kryeqytetin francez.

Ekspozita me skulpturat e saj do të hapet në ora 19:00 në Ambasadën e Kosovës në Francë. Tutje Miftari ka shkruar se këtë ekspozim të punës së saj në vende të ndryshme e sheh edhe si obligim. "Obligimin që kam ndaj vendit tim për të kontribuar në promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore do të vazhdoj pa u lodhur dhe me vullnet maksimal".

 

(Kosova Sot)