Plas lufta kur robotët kërkojnë strehim në Tokë

  • 11 December 2018 - 17:29
Plas lufta kur robotët kërkojnë strehim në Tokë

Lufta civile arrin pikën kritike

Travis Knight në tërësi merr kontrollin ndaj pjesës më të re të franshizës 'Transformers', me në rolet kryesore nga Hailee Steinfeld dhe John Cena, krahas me Justin Theroux dhe Angela Bassett Në kohën kur filmat e franshizës "Transformers" janë bërë disi parodi e vetvetes, përpos që është vazhdim i filmave të mëparshëm,"Bumblebee" paraqet edhe një "spinoff" imagjinar nga filmat origjinalë, duke sjellë një rrëfim të zgjeruar të origjinës të personazhit të preferuar nga fansat. Si filmi i parë që nuk vjen me regji të Michael Bay-t (i cili shërben si producent ekzekutiv këtu), "Bumblebee" ofron edhe një ndryshim të konsiderueshëm për franshizën e dominuar nga meshkujt, duke u përqendruar te një vajzë adoleshente, në rolin kryesor të filmit.

Edhe një herë pjesë e kategorisë PG-13, ku kësaj here theksi është i vendosur te prania e prindit, filmi i lëshuar nga "Paramount" do të ballafaqohet me një garë të ashpër në "box office" gjatë fundjavës. Lëshimi spektakular Me një risi, krahasuar me filmat paraprakë, por edhe me elemente të përbashkëta me ta, duke përfshirë edhe disa personazhe të reja, "Bumblebee" mund të pritet që të arrijë rezultat të mirë meqë, përpos fansave tradicionalë, do të ketë edhe fansa të ri. Meqë ka kaluar goxha kohë që nga fillimi i kësaj franshize, "Bumblebee" fillon me një rikapitulim të ngjarjeve që bënë robotët të kërkonin strehim në Tokë. Në planetin e largët Cybertron, lufta civile arriti pikën kritike, ku Autobotëve iu kërcënohej një humbje e shpejtë. Lideri i tyre, Optimus Prime (i cili këtu paraqitet shkurt) ngarkon ushtarin e ri B-127 me detyrën e themelimit të një kolonie në Tokë dhe me mbrojtjen e planetit dhe banorëve të tij për arritjen eventuale të Autobotëve të mbetur.

Duke zbritur në Tokë në mes të një stërvitjeje ushtarake, të udhëhequr nga komandanti sekret i Sektorit 7, Jack Burns (John Cena), diku në vitin 1987, Bumblebee pa dashje bën me dije arritjen e tij me një lëshim spektakular, që pasohet me luftime intensive, meqë Burns dhe ushtarët e tij tentojnë ta zënë Bumblebee-në. Bumblebee u ikën ndjekësve Kjo sekuencë fillestare, që pasohet nga një ndjekës Decepticon që ka për qëllim ta shkatërrojë Bumblebee-në, rrezikon që ta bëjë këtë film të ngjashëm me vazhdimet e tjera. Por, për t'i ikur kësaj, regjisori lejon që Bumblebee t'iu ikë ndjekësve dhe të vendoset në një hekurishte të veturave të vjetra, pasi që shndërrohet në një veturë të zbehtë, të verdhë, "1967 Volkswagen Beetle". Aty ai zbulohet nga Charlie Watson, e cila ishte në kërkim të pjesëve rezervë për një veturë "1959 Corvette", të cilën ia kishte lënë i ati, i cili i kishte vdekur nga infarkti. Por, kur Charlie e çon veturën në shtëpi, ajo mahnitet kur e sheh atë duke u shndërruar në robot. Pasi që e merr veten, ajo emërton robotin "Bumblebee". Vetë skena e këtij transformimi tregon për përparimet që janë bërë në efektet vizuale, krahasuar me filmat paraprakë. 

(Kosova Sot)