Filmi për Dick Cheney dhe filmi me Lady Gaga-n konkurrojnë për çmimin kryesor

  • 12 December 2018 - 08:30
Filmi për Dick Cheney dhe filmi me Lady Gaga-n konkurrojnë për çmimin kryesor

Christian Bale ka shtuar mjaft shumë në peshë për rolin e zv.presidentit amerikan  

Amy Adams po ashtu është në garë për aktoren më të mirë dytësore për performancën e saj si gruaja e Cheney-t, me emrin Lynne, derisa Sam Rockwell shfaqet si vetë Dubya. Po ashtu, favorit është edhe filmi me titull "A Star Is Born", që sjell këngëtaren në rolin kryesor, bëhet fjalë për Lady Gaga

Përderisa konsensusi kritik është arritur përreth filmave "A Star Is Born", "Roma" dhe "The Favourite", lista e nominimeve "Golden Globes" ka lansuar një konkurrues të ri befasues. Duke udhëhequr me gjashtë nominime, përfshirë këtu për aktor dhe regjisor, është filmi i Adam McKay, komedia politike me titull "Vice", me shkëlqimin dhe portretizimin e ish-presidentit, entuziastin e madh kundër luftës së terrorizmit Dick Cheney, të cilin filmi e shfaq në mënyrë efektive si një lider që e udhëheq Amerikën përmes presidencës së George W Bush. Christian Bale ka shtuar mjaft shumë në peshë për këtë rol, që sjell një lloj nostalgjie liberale për ditët e mira e të vjetra kur djemtë e këqij republikanë ishin të mençur dhe njerëz racionalë, që kishin shijen e mirë që të mbajnë profilin e ulët dhe disi e keni ditur se kur duhet të ngriheni bashkë me ta. 

"Star Is Born" mund ta gjejë veten në një numër shpërblimesh

Amy Adams po ashtu është në garë për aktoren më të mirë dytësore për performancën e saj si gruaja e Cheney-t, me emrin Lynne, derisa Sam Rockwell shfaqet si vetë Dubya. Po ashtu, favorit është edhe filmi me titull "A Star Is Born", që sjell këngëtaren në rolin kryesor, bëhet fjalë për Lady Gaga. "Warner Bros" - me solemnitet ka futur filmin "A Star Is Born" te "Globes", që është një "dramë", në vend se të ishte ndonjë "mjuzikël apo komedi". Me gjasë nuk është argëtuese dhe është dramatike. Me siguri se është kënga me titull "Shallow", që me gjasë do të marrë çmimin për këngën më të mirë e sa u përket shpërblimeve tjera askush nuk mund ta dijë. Po ashtu, filmi "A Star Is Born" mund ta gjejë veten në një numër shpërblimesh, por për kategorinë e fotografisë më të mirë në kategorinë e dramës, filmi i Barry Jenkins me "If Beale Street Could Talk", mund të ketë përparësinë. 

Filmi i frikshëm i Ari Aster, me titull "Hereditary", nuk është futur në kategorinë e filmit më të mirë

Filmi i Olivia Colman, me "Queen Anne", është një gjë për lumturi. "Green Book" është bazuar në një ngjarje të vërtetë, lidhjen midis pianistit Don Shirley (Ali) dhe shoferit italian-amerikan dhe truprojës Tony Vallelonga (Mortensen) në të gjashtëdhjetat. Filmi i frikshëm i Ari Aster, me titull "Hereditary", nuk është futur në kategorinë e filmit më të mirë për dramë, por se Toni Collette e ka merituar një shans për aktorin më të mirë? Epo, në të gjitha ngjarjet është mirë të shohim Glenn Close në atë kategorinë e literaturës enigmatike te "The Wife". Me siguri se do të jetë favorit. Po ashtu, është e shkëlqyeshme se John C Reilly është dominuar për performancën e tij të shkëlqyeshme si Oliver Hardy në filmin e Jon S Baird,"Stan & Ollie" - megjithëse nuk është nominuar Steve Coogan, që ka aktruar si Stan Laurel, është vërtet e keqe. Tani flasim për filmin që me gjasë do të jetë më i miri i vitit: filmi i Alfonso Cuarón, me titull "Roma". Ky ka skenarin, regjinë dhe kategorinë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Me gjasë Cuaron e meriton regjinë më të mirë, e për filmin e huaj më të mirë mund të mposhtet nga Nadine Labaki. 

 

(Kosova Sot)