Gara udhëhiqet nga "A Star is Born", "Mrs Maisel dhe "Ozark

  • 13 December 2018 - 08:18
Gara udhëhiqet nga

Cooper do të shtyhet me aktorin Rami Malek 

Lady Gaga, Bradley Cooper dhe Sam Elliott, që të tre kanë marrë nominime për punën e tyre në romancën hit, derisa ekipi po ashtu është vlerësuar edhe në kategorinë e ansamblit më të mirë

Rimejku muzikor "A Star is Born" udhëheq sivjet sa u përket nominimeve për shpërblimet filmike SAG, që ndahen nga Shoqata e aktorëve skenikë, me gjithsej 4 nominime, derisa hitet "Ozark" dhe "The Marvelous Mrs Maisel" kryesojnë në kategorinë e filmave të ekranit të vogël. Lady Gaga, Bradley Cooper dhe Sam Elliott, që të tre kanë marrë nominime për punën e tyre në romancën hit, derisa ekipi po ashtu është vlerësuar edhe në kategorinë e ansamblit më të mirë. Ata do të garojnë ndaj filmave, si "Black Panther", "BlacKkKlansman", "Bohemian Rhapsody" dhe "Crazy Rich Asians".

Filmi biografik i Dick Cheney-t

Ndër konkurrentet e Gaga-s në kategorinë e aktores më të mirë përfshihet edhe Glenn Close për rolin e saj në filmin "The Wife", pastaj Melissa McCarthy për rolin në filmin "Can You Ever Forgive Me?", Emily Blunt për "Mary Poppins Returns" dhe Olivia Colman për rolin e saj në filmin "Favourite". Komedia me regji nga Yorgos Lanthimos po ashtu ka marrë nominime me aktoret Rachel Weisz dhe Emma Stone në kategorinë e aktores më të mirë dytësore. Cooper do të shtyhet me aktorin Rami Malek për rolin e tij si Freddie Mercury në filmin "Bohemian Rhapsody", pastaj me John David Washington në filmin "BlacKkKlansman", Viggo Mortensen me "Green Book" dhe "Christian Bale" për "Vice". Filmi biografik i Dick Cheney-t po ashtu u nderua me nominim në kategorinë e aktores më të mirë dytësore, për aktoren Amy Adams, e cila është nominuar edhe në kategorinë e aktores më të mirë në një film TV për performancën e saj në "Sharp Objects".

 

(Kosova Sot)