I moshuari, bartës i drogës për një kartel meksikan

  • 14 December 2018 - 16:16
I moshuari, bartës i drogës për një kartel meksikan

Eastwood ende e ka atë sensin e regjisorit, por edhe të aktorit të fortë

Kjo dramë është bazuar në një ngjarje të vërtetë që ka të bëjë me një të moshuar, i cili fillon të dërgojë drogën nëpër vende të caktuara, sipas urdhrave të kartelit meksikan, madje edhe mund të duket mjaft personale në mënyrën se si portretizohet një burrë që shfaqet mbrojtës si bashkëshort dhe baba

Clint Eastwood bën regjinë e filmit si dhe paraqitet në rolin kryesor të dramës që ka të bëjë për një të moshuar që detyrohet të jetë një bartës i drogës për një kartel meksikan. Për ta lavdëruar filmin "The Mule", me një të thënë se është filmi më i mirë amerikan i bërë nga në regjisor 88 vjeç nuk është e mjaftueshme, kjo pasi kurrë nuk kishte diçka të tillë më parë. Kjo dramë është bazuar në një ngjarje të vërtetë që ka të bëjë me një të moshuar, i cili fillon të dërgojë drogën nëpër vende të caktuara, sipas urdhrave të kartelit meksikan, madje edhe mund të duket mjaft personale në mënyrën se si portretizohet një burrë që shfaqet mbrojtës si bashkëshort dhe baba. 

Plaku Earl mbetet pa të holla dhe nxirret nga shtëpia e tij

Eastwood në fillim madje duket se është edhe më i moshuar sesa që ishte gjashtë vjet më parë në filmin "Trouble With the Curve", ai ecën ngadalë. Por, gjendja sa vjen e përkeqësohet për plakun Earl, i cili mbetet pa të holla dhe nxirret nga shtëpia e tij. I shfaqet mundësia që pjesërisht 'vetëm të vozitë' në El Paso për të bërë një dërgesë. Ky është fillimi i marrëveshjes, që në fillim duket e bukur derisa sjell edhe dobi të tjera përfitimi për kartelin. Në të njëjtën kohë, agjentët federalë në Çikago, udhëhequr nga agjenti special në detyrë i DEA-së (Laurence Fishburne), janë duke tentuar të arrestojnë disa udhëheqës të kartelit të drogës. Gjithçka fillon me dyshime kur kryqëzohen rrugët e njeriut që nuk është aspak i dyshimtë, plakut Earl, derisa shfaqet agjenti i ri, Colin Bates (një rol i vogël aktruar nga aktori i "American Sniper", ylli Bradley Cooper). 

Jeton jetën dhe zgjeron financat

Për një kohë të caktuar marrëveshja shkon për mrekulli, djaloshi i drogës merr dhe jep atë që dëshirojnë derisa Earl fillon të fitojë disa financa me shumë hapësirë për të kthyer ndonjë zonjë në jetën e tij. Plaku Earl po jeton jetën, zgjeron financat derisa rihap barin e mikut derisa suksesi i marrëveshjes shkon dhe merr vëmendjen edhe të shefit të kartelit Laton (Andy Garcia), i cili menaxhon takimet në pronën e tij teksa gjuan në shenjë me një pushkë të artë. Filmi me titull "The Mule" na e bën me dije se Eastwood ende e ka atë sensin si prej një regjisori e po ashtu edhe sensin e fortë prej një aktorit.  

 

(Kosova Sot)