Protagonisti te romani “Psycho” a ngjanë me Xhek Kasapin?

  • 16 December 2018 - 10:54
Protagonisti te romani “Psycho” a ngjanë me Xhek Kasapin?

 

Nga titulli, “Psycho” i Ilir Muharremit, jepet të kuptohet se ka të bëj me psikopatinë, me sëmundjen e ndonjë vrasësi i cili kënaqet teksa torturon viktimat. Ngjan edhe me Xhek Kasapin sidomos me vrasjet brutale, torturat të cilat tmerruan Londrën. Personazhi te “Psycho” ka të përbashkët me Kasapin torturat dhe vrasjet, vetëm se ai nuk e zgjedh viktimën siç e zgjedhte Kasapi. Ai vriste prostituta derisa personazhi te ‘Psycho” vret homoseksual  dhe femra në depresion të thellë, ato që kanë tentuar ta vrasin veten, ato janë më të pëlqyera për protagonistin. Ky roman është shumë befasues si nga rrjedha e subjektit poashtu edhe nga struktura kompozicionale, ka një bashkëlidhje ndërmjet prozës dhe poezisë. Diskursi kryesor është ai gojor i cili komunikon me lexuesin. Në çdo faqe makthi  rritet. Në vazhdim po ju sjellim disa  fragmente:

“Hiqi rrobat vet, sepse unë nuk i heq por i shkoq dhunshëm, ashtu shumë mirë vet, kjo më pëlqen sepse je bërë shumë e dëgjueshme, ndonëse nën presion njeriut i hapen mirë veshët, ka edhe nga ata si Krishti që refuzonin dhe vdiqën në kryq si qen. Mendoni me siguri se përsipër po i marr ca rreziqe, por jo zonjë, jam mësuar, kjo pothuajse është javore nganjëherë ishte edhe ditore. Një goditje me rrip të mirë në prapanicë, dy, tri, katër, pesë, gjashtë, shtatë, bërtit më shumë, bërtit sepse gjitha muret janë të izoluara, nuk të dëgjon njëri, lëshoje zërin, të del i pastër nga dhimbja, ulërij sikurse piktura e Munkut. Kjo më pëlqen, ky zë i vërtetë i dhimbjes. Më parë dua t’i thyej këmbët, prit të marr një çekiç, dhe më trego se cilën këmbë zgjedh zonjë? Ndoshta asnjërën, por të dyja përnjëherë. Ja ta vendos një dërrasë në mes tyre dhe t’i godas në mes shputat e këmbëve. Ashtu, uh zë më të çuditshëm nuk kam dëgjuar zonjë...

Të duket epokë e çuditshme kjo? Me siguri, sepse mendjet tuaja janë në rrëmujë, të turbullta, jeni tradhtarë, konvertues fanatikë, pedofilë, abuzues e çka tjetër se.  Jeni dinakë të vegjël, bijtë e djallit, hipokritë, aspak prekës, vetëm nëse ju prekim fëmijët ose motrat, atëherë tërboheni zagarë...

Ta thërras emrin e Zotit, ose kënd ke dëshirë të të shpëtojë, për mos ta presë gishtin. Thirre Zotin po pres unë pesë minuta i ke kohë. Nëse Zoti nuk të ndihmon, gishti yt më takon mua. Po pres. Hajde, ku është Zoti, pse nuk po zbret të të ndihmoj. Ai nuk u kujdes për të birin e la të vdesë nga dhimbja ekstreme. E sheh Zoti nuk po zbret të të ndihmoj, tash gishti të shkon. Uh sa gjak po të rrjedhë, të rra të fikët, zonjë, më dëgjon, zonjë. Nuk e planifikuam këtë, menduam ende të bisedojmë, si të flas tash me një person i cili më nuk më dëgjon. Pis e paske bërë edhe divanin. Keq shumë keq...”

(Kosova Sot)