Çka na sjell viti i ri në botën e filmit, TV-së dhe muzikës?

  • 16 December 2018 - 15:33
Çka na sjell viti i ri në botën e filmit, TV-së dhe muzikës?

Viti i ardhshëm mbetet shumë për të bërë, nëse dëshiron të matet me vitin 2018 

Gjatë vitit të kaluar, kemi pasur një periudhë të vështirë për kompanitë e përqendruara te përmbajtja e internetit Do të jetë vështirë të tejkalohet drama e vitit 2018. Nga filmat mega të ri e të vjetër, e deri te ngritja e "Time's Up", ishte ky një vit me plot kthesa dhe zhvillime. Leslie Moonves dha dorëheqje me turp, 'AT&T' iu sul kompanisë "Time Warner", "Disney" u afrua një hap më shumë drejt përfshirjes së kompanisë "Fox" dhe filmi "Black Panther" trandi të dhënat e "box office"-s. Ja zhvillimet të cilat do të na përcjellin gjatë vitit 2019 "APPLE" DO TË BLEJË KOMPANINË "SONY PICTURES" Gjiganti i Luginës së Silikonit përfundimisht do të provojë të involvohet në Hollivud, derisa përpiqet që ta arrijë hapin me shërbimet "streaming" të "Netflix"-it dhe "Amazon"-it. Duke blerë kompaninë "Sony", "Apple" fiton qasje në një pasuri që përfshin edhe filmat "Men in Black", "Breaking Bad" dhe "Jumanji", si dhe të drejtën për të bërë filma "Spider-Man". Ky do të ishte një rrjet të cilin "Apple" do ta thurte me dëshirë.

ROBERT DOWNEY JR. IA THOTË LAMTUMIRËN FRANSHIZËS "IRON MAN" Përgjatë 10 filmave të studios "Marvel", Downey ka qenë sikur kripa e kuzhinës, pa të cilën asnjë gjellë nuk hahet. Por, duket se edhe superheronjtë lodhen duke e shpëtuar botën. Filmi i vitit të ardhshëm "Avengers" do të shërbejë si këngë e mjellmës ndaj "Tony Stark/Iron Man" për aktorin, duke ia lejuar atij që të përshëndetet me franshizën e cila ringjalli karrierën e tij.

TV LARGON REKLAMAT TRADICIONALE "NBC Universal" dhe "Fox" kanë filluar që të përpiqen që pjesën kryesore të programit ta çlirojnë nga pauzat e mërzitshme të reklamave. Edhe rrjete tjera TV pritet që të shkojnë këtyre hapave, derisa një gjeneratë e re e shikuesve, që janë mësuar me programet me kërkesë "streaming", janë mësuar që të shohin më pak reklama, e ndonjëherë edhe aspak reklama.

"DIGITAL MEDIA PLAYERS" BASHKOHEN PËR TË MBIJETUAR Gjatë vitit të kaluar, kemi pasur një periudhë të vështirë për kompanitë e përqendruara te përmbajtja e internetit. BuzzFeed, Vice Media, Vox Media, Refinery29, Awesomeness dhe Mitu, janë ndër ato kompani të cilat do të pushojnë punëtorë nga puna, apo do të ngrijnë pranimin e punëtorëve të rinj, meqë kanë parë se ka një ngecje. Në nëntor, kompania e lajmeve "Mic" përjashtoi nga puna thuajse tërë ekipin redaktues dhe u ble nga "Bustle Digital Group". Shefi i kompanisë "BuzzFeed", Jonah Peretti apeloi te industria që të angazhohej në "M&A" me idenë që ato, si të bashkuara, mund të arrijnë marrëveshje më të mira reklamuese nga 'Facebook' dhe 'Google'.

ADELE SHKAKTON RËNIEN E SHIUT (ADELE MAKES IT RAIN - AGAIN) Adele paraqitet nga lumturia familjare, publikon "29" - duke thyer rekordet e shitjes që i kishte caktuar me albumin "25" në vitin 2015 - kalon një vit në turne duke i paraqitur baladat e saj, për t'u kthyer përsëri në lumturinë e saj të përkryer familjare për katër vite të tjera.

STUDIOT PËRGATITEN PËR LUFTË Në një përudhë të gjithë ia kalonin mirë midis veti. Pasi që "Disney" publikoi planet për të blerë kompaninë "Fox", shumë kompani të mëdha hoqën dorë nga negociatat rreth lëshimit të filmave sipas kërkesës, brenda pak javësh pas shfaqjes së tyre në kinema. Ekzistonte shpresa që zinxhirët e shfaqjeve do ta mbështesnin këtë, në këmbim të ndarjes së fitimeve. "Warner Bros." dhe "Universal" do të publikojnë planet për lëshimin e hershëm sipas kërkesës të filmave të rinj (VOD), derisa pronarët e kinemave do të ankohen. Një gjë është e sigurt: do të ketë gjak.

AGJENTËT E NDRYSHIMEVE Mund të presim ndryshime interesante në të dy agjencitë "über" të Hollivudit. Vazhdon që të ketë zëra rreth ndryshimeve në CAA në lidhje me strukturën pronësore, apo rreth shitjes së një pjese të kësaj kompanie. Kjo është një shenjë se TPG dhe CAA janë nxjerrë në treg. Sa iu përket WME dhe IMG, mund të presim riorganizim, derisa kompanitë të përshtaten me strategjinë e tyre të ndryshme nën kompaninë kryesore, "Endeavor". NETFLIX RRIT ÇMIMET Lideri i programeve të bazuara sipas kërkesës (VOD) për herë të fundit i rriti çmimet në çerekun e katërt të vitit 2017. Për këtë shkak, në vitin 2019 mund të pritet që "Netflix" të rritë çmimet përsëri, sidomos në tregjet sikur ai i SHBA-së, me qëllim që të paguajë borxhet e grumbulluara. Çdo ngritje e çmimeve do të pasohet nga shprehje të pakënaqësisë dhe anulim të parapagimit, por ekspertët mendojnë se "Netflix" ka hapësirë për një rritje të matur të çmimeve, meqë shërbimet e tjera të ngjashme, sikur "Hulu" p.sh., janë më të shtrenjta.

 KOMPANITË "STREAMER" TË GATSHME PËR TË LUFTUAR Lufta për parapagues do të bëjë që kompanitë "streaming" të gjenden në konkurrencë të shtuar, sidomos pasi që "Disney" dhe "AT&T WarnerMedia" të lansojnë përmbajtjet e tyre në një rrafsh "direct-to-consumer", duke u shtyrë me kompanitë Netflix, Amazon, Hulu, ESPN+ dhe disa të tjera. Ato do të luftojnë edhe ndaj kompanive tjera, si Sling, DirecTV Now, e të ngjashme.  

(Kosova Sot)