Aktorja e njohur promovon turizmin shqiptar

  • 18 December 2018 - 15:42
Aktorja e njohur promovon turizmin shqiptar

Anxhelina Hadërgjonaj ka vite që jeton dhe vepron në SHBA, ku ka krijuar edhe miqësi me personalitete të ndryshme ndërkombëtare.

Një prej tyre është edhe me aktoren e famshme amerikane të serilalit "Pretty Little Liars", Shay Mitchell. Kjo e fundit ka premtuar se do të vizitojë gjatë vitit të ardhshëm shtetin shqiptar, pas një video të publikuar nga ana e vajzës së Albërijes.

"Mezi po pres të shkoj atje vitin tjetër", shkruan Shay, ndërsa Anxhelina ia kthen "Edhe unë!" Në fakt, bukuroshja shqiptare nën logon e ODA-s ka prezantuar disa nga pamjet dhe pasuritë natyrore më të bukura të Shqipërisë. 

 

(Kosova Sot)