"Elvis Express" nderon mbretin e rock'n'rollit

  • 11 January 2019 - 15:32

E lvis Presley, edhe pse i ndarë nga jeta 40 vite më parë, është ende i gjallë në zemrat e qindra fansave të mbledhur në stacionin e Sidnejit për të marrë trenin që duhet t'i shoqërojë në një festival kushtuar idhullit të tyre. Të veshur me kostume të kuruara me gurë dhe xixa dhe këpucë me kamosh blu, me një model flokësh të rregulluar me kujdes me shumë llak, sozitë e Elvisit, i perceptuar prej tyre si ikona e rock'n'rollit kërcejnë nën tingujt e hiteve të tij të performuar nga artistë. Fansat u mblodhën në stacionin qendror të Sidnejit për të marrë ''Elvis Express'' dhe "Blue Suede Express'' dy trenat që do t'i shoqëronin deri në qytezën e vogël të Parkes, rreth 300 kilometra në perëndim të Sidnejit. Elvis vdiq në 1977, por legjenda e tij kulturore dhe muzikore vijon të jetë ende e gjallë për ushtritë e fansave australianë, përtej rrënjëve të tij amerikane.

(Kosova Sot)