Missy Elliott, me yll në Shtegun e të famshmëve

  • 14 January 2019 - 15:39
Missy Elliott, me yll në Shtegun e të famshmëve

Është zyrtare, Missy Elliott do të përfshihet në Shtegun e të famshmëve. Pasi u nominua në nëntor, reperja do të bëhet artistja e parë e hip- hopit që do të ketë yllin e saj në shtegun më të famshëm. Pesë muzikantët e tjerë që do të përfshihen janë Dallas Austin, Yousuf Islam, John Prine, Tom T. Hall dhe Jack Tempchi. Ikona globale e repit, karriera e të cilës zgjerohet në dy dekada, ka firmën e saj në disa hite, si: "Thej Rain", "Work it" dhe "Get Ur Freak On". Ajo dallohet për punën me megayjet, si: Whitney Houston, Beyonce dhe Janet Jackson. Elliot është reperja e tretë që hyn në Shtegun e të famshmëve për kompozitorë, pas Jermaine Dupri dhe Jay Z. "Dua të përgëzoj të gjithë kompozitorët që kanë hyrë në Shtegun e të famshmëve për vitin 2019. Jam shumë falënderuese për këtë", deklaroi Missy

(Kosova Sot)