Xixat në jetën dashurore

  • 16 January 2019 - 08:38
Xixat në jetën dashurore

J onathan Rhys Meyers aktron biografin zhbirues në adaptimin e Julien Landais, të autorit Henry James. Tregimi i Henry James që llogaritet të jetë botuar më 1888, me titullin "The Aspern Papers" ka inspiruar shumë ngjarje, nga opera të ndryshme e deri te drama dhe filma në gjuhë të ndryshme të botës. Një ndër më të famshmit ishte ai i vitit 1959, në skenë, versioni nga Michael Redgrave, që po ashtu kishte edhe rolin kryesor; e bija e Redgrave, me emrin Vanessa, u shfaq në ribërjen e dramës në vitin 1984, dhe tani kthehet në një rol krejt më ndryshe për filmin e Julien Landais, dramë që ngjarjen e ka në Venis - me të bijën e saj, Joely Richardson, që aktron pjesën e saj të vjetër. Pasioni prej intelektuali Klani Redgrave nuk mund të fajësohet për ngjarjet e këqija në këtë film, që ndihen thuajse kanë qenë të varrosura tok me letrat e mykura që protagonisti i saj i  kërkon. Me gjasë një ditë Richardson, pika më e ndritshme e filmit, do t'i shikojë me një të çarë tjetër gjërat, duke luajtur pjesën e nënës me një filmbërës më të mirë. Në debutimin e tij si regjisor, Landais me sa duket barazohet me mungesën e vet shprehjes së ashpër me një pasion prej intelektuali: Aktori në rolin kryesor, Jonathan Rhys Meyers, nxjerrë një performancë në të cilën gjuha e James është po aq e vdekur sa një fjalë 131 vjeçe mundet të jetë. Meyers aktron Morton Vint, një biograf (i paemërtuar në librin e James) i dhënë me poetin romantik Jeffery Aspern, që kishte vdekur disa dekada më parë por është nderuar jo vetëm si "një nga poetët më të mëdhenj, por edhe si "më gjeniali" dhe "më i hijshmi" po ashtu. Kultivimi i luleve në kopshtin e braktisur Nëse ky rekomandim shkëlqyes nuk na inspiron që të shpërndajmë dëshirën e madhe të Vint-it për njeriun e vdekur, Landais ofron plot xixa për jetën e tij në dashuri - shoqëruar nga muzika rapsodike me piano. Duke takuar gruan e rezervuar në patundshmërinë e saj në Venis, ai pohon se dëshiron të marrë me qira një dhomë në mënyrë që të kultivojë lule në kopshtin e shtëpisë së braktisur. Richardson aktron mbesën e re Tina, por se sytë e saj shpejtë shkëlqejnë, duke sjellë disa mistere emocionale në tregimin.

(Kosova Sot)