Munihu renditet ndër atraksionet kryesore turistike për 2019-ën

  • 16 January 2019 - 15:59
Munihu renditet ndër atraksionet kryesore turistike për 2019-ën

"New York Times" e rendit Munihun si një ndër atraksionet kryesore të udhëtimeve për vitin 2019. Kryeqyteti i Bavarisë ia ka dalë të renditet në 5 destinacionet më të rëndësishme të listës, pas zonave të njohura për bukurinë e tyre natyrore si Karaibet apo dhe objekte kulti si tempulli Hampi në Indi. Arsyeja nuk është birra bavareze, por gazeta prestigjioze e rekomandon me forcë qytetin gjerman si pikë kulturore udhëtimi. Teatro si "Münchner Kammerspiele" dhe "Residenztheater" janë ndër më kreativet në Evropë, thuhet në artikull. Vetëm midis muajve janar dhe maj të këtij viti, atje do të shfaqen 30 premiera. Si arsye për të vizituar Munihun, përmenden gjithashtu muzetë e njohur si Lenbachhaus me koleksionin e artit modern dhe opera Bayerische Staatsoper e drejtuar nga drejtori muzikor, Kirill Petrenko. Munihu zë vend qendror, por nuk është i vetmi në këtë land që tërheq turistë si me magnet; të huajt duket preferojnë shumë edhe malet, kështjellat dhe qytetet e gjithë Bavarisë.

(Kosova Sot)