Muzeu Kombëtar i Tiranës së shpejti me pavijon kushtuar diasporës

  • 16 January 2019 - 16:01
Muzeu Kombëtar i Tiranës së shpejti me pavijon kushtuar diasporës

Grupi ndërinstitucional i punës për bërjen funksional të Pavijonit të veçantë kushtuar Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar, mbajti dje mbledhjen e parë ku u diskutua mbi realizimin konkret të këtij pavijoni. Në takimin e kryesuar nga ministri i Shtetit për Diasporën, përfaqësues nga ministritë e Kulturës, MASR, Turizmit dhe Mjedisit, si dhe atë të Punëve të Jashtme, u bisedua mbi strukturën që ky pavijon do të ketë. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, u kërkoi përfaqësuesve të ministrive, propozimet përkatëse për ndërtimin e të parit pavijon historik kushtuar Diasporës shqiptare.

(Kosova Sot)