Pse Hollivudi hoqi dorë nga Eddie Cibrian?

  • 17 January 2019 - 08:48
Pse Hollivudi hoqi dorë nga Eddie Cibrian?

Edward Carl Cibrian (i njohur në Hollivud si Eddie Cibrian) lindi më 16 qershor të vitit 1973 në Burbank, Kaliforni. Ky aktor TV arriti kulmin e karrierës së tij në ekranin e vogël në vitin 1994, me një rol në serinë TV "The Young and the Restless". Para kësaj, ai kishte vijuar UCLA-n (Universiteti i Kalifornisë), në drejtim të biznesit dhe kishte punuar si roje sigurie në Kaliforni. Roli tjetër i madh i Cibrianit erdhi në vitin 1996 kur iu bashkua ekipit të serisë "Baywatch Nights". Pasuan role të tjera interesante, duke përfshirë edhe ata në "Sunset Beach", në vitin 1997, "Third Watch" në vitin 1999, "Ugly Betty" në vitin 2008, "CSI: Miami" në vitin 2009 dhe "Rosewood" në vitin 2016. Përkundër këtyre sukseseve, kohët e fundit Cibrian sikur është zhdukur nga TV-ja. Duket se ka pasur ndonjë zhvillim të papërshtatshëm në jetën personale, apo ka mangësi të mundësive të mira për punë. Lidhja e tij me LeAnn Rimes e bëri cak të tabloideve Ishte marsi i vitit 2009 kur Eddie Cibrian u akuzua për herë të parë se kishte mashtruar gruan, aktoren nga "Real Housewives of Beverly Hills", Brandi Glanville, me këngëtaren e muzikës 'country', LeAnn Rimes (e cila asokohe ishte e martuar me valltarin Dean Sheremet). Çifti u takuan gjatë xhirimit të filmit me titull "Northern Lights" dhe shumë shpejt filluan të qarkullonin zërat për një aferë. Në korrik të vitit 2009, menaxheri i Cibrian-it konfirmoi ndarjen e aktorit nga gruaja dhe, disa ditë më pas, u tha se edhe Rimes ishte ndarë nga burri. Si Cibrian, po ashtu edhe Rimes refuzuan këtë aferë. Në gusht të vitit 2009, aktori u vërejt duke kaluar kohën me Rimes (me të cilën më pas edhe u martua. Ish e dashura nuk e lëshon dore Pas shkurorëzimit të saj, Glanville kaloi shumë kohë duke përbaltur emrat e aktorëve Cibrian dhe Rimes duke ndezur edhe më shumë tabloidët, që nuk përtonin të dilnin me tituj bizarë, ndonjëherë të papërshtatshëm për masën e gjerë (sikur p.sh. atëherë kur ai, gjoja, donte ta vriste Rimes-in). Është evidente se koha ende nuk ka shëruar plagët e tyre. Cibrian reagoi menjëherë, duke i përgënjeshtruar këto akuza. Në lidhje me akuzat se nuk e lejon ish gruan që t'i shohë fëmijët, ai tha se ajo i sheh ata, aq sa i sheh edhe vetë ai, si baba i fëmijëve. Pati disa dështime të mëdha, njërin pas tjetrit Gjatë viteve të fundit, Cibrian kryesisht është marrë me ribërjen e roleve të tij, apo ka luajtur ndonjë rol 'të papërshtatshëm'. Kjo mund të jetë pasojë e disa dështimeve në realizimin e ca roleve të mëdha që i ishin afruar. Pas tri episodeve të këqija, NBC u detyrua ta ndërpriste serinë ku luante Cibrian, për shkak të shikueshmërisë tepër të vogël. Në "LeAnn & Eddie", Cibrian u paraqit me një rol të ri, por pa ndonjë sukses të veçantë. 

(Kosova Sot)