Madona pritet që të performojë në 'Eurovizion 2019'

  • 17 January 2019 - 15:50
Madona pritet që të performojë në 'Eurovizion 2019'

Tema e këtij viti në 'Eurovizion' ka të bëjë me të pasurit guxim për të ëndërruar dhe pikërisht transmetuesi i sivjetshëm KAN po synon sa më lartë që po mundet. Pasi që Justin Timberlake performoi në skenën e 'Eurovizionit' në vitin 2016, ata shpresojnë që një yll tjetër global do paraqitet këtë vit. Sipas raporteve më të fundit në mediat izraelite, Madona është këngëtarja e cila është ne negociata me KAN për disa muaj. Ndonëse Madona pranoi të performonte në 'Eurovizion', i cili këtë vit do të mbahet në Tel Aviv, kushtet financiare po pengojnë që një kontratë të nënshkruhet.

(Kosova Sot)