Rihanna padit babanë e saj për keqpërdorim të emrit

  • 18 January 2019 - 08:31
Rihanna padit babanë e saj për keqpërdorim të emrit

Këngëtarja Rihanna ka vendosur të padisë babanë e saj Ronald Fenty mbi abuzimin e markës së saj "Fenty", me të cilën i shkaktoi asaj dëme prej disa milionë dollarësh. Rihanna, e cila është në konflikt me babanë e saj për disa vjet, thjesht dukej sikur kishte mësuar se babai i saj kishte planifikuar tashmë 15 koncerte në Amerikën e Jugut, për të cilën bëri para-kontrata me vlerë rreth 15 milionë dollarë dhe pas kësaj këngëtarja vendosi të ngre padi.

Këngëtarja thotë se babai i saj dhe partneri i tij i biznesit gënjyen që ajo kishte diçka të bëjë me kompaninë e tyre të quajtur "Fenty Entertainment". Ajo i kërkoi gjykatës të ndalonte punën e kompanisë së tyre dhe përdorimin e markës së saj. Megjithëse nuk kanë pasur ndonjë marrëdhënie për një kohë të gjatë, babai i Rihannës nuk ishte problem në fushatën e marketingut të kompanisë së tij duke përdorur emrin e të bijës si mjet kryesor për tërheqjen e klientëve të pasur. 

(Kosova Sot)