Kush qeshet i fundit?

  • 18 January 2019 - 15:01
Kush qeshet i fundit?

Të pensionuarit Chevy Chase dhe Richard Dreyfuss paraqiten në një komedi senile të "Netflix"-it

Një rrëfim origjinal nga regjisori-skenaristi Greg Pritikin flet rreth një menaxheri të pensionuar të talenteve, Al Hart (Chase), i cili del në rrugë me një ish-klient, Buddy Green (Richard Dreyfuss), për t'i kthyer ditët e lavdisë. Sytë e shikuesve do të zgurdullohen që nga skena e parë, nga dialogu i parë, derisa Al përmend "The Shins" ("Ah, ata janë të tmerrshëm. Shumë emocionalë") dhe mbesa e saj, Jeannie (Kate Micucci), vëren sesi referenca e tij është tepër e vonuar.

Buddy heq dorë nga shou biznesi

Nëse ka ndonjë gjë më të dëshpëruar sesa humori me paralajmërim, atëherë ky film nuk është edhe aq i keq. Por, si të shikohet një film, i cili i tëri është 'i dëshpëruar'? Kjo është evidente që nga momenti kur Buddy paraqitet në komunitetin e pensionistëve. Por, Buddy dhe Al njiheshin që më parë. Shumë vjet më parë, Al kishte përzgjedhur Buddy-n si komik mysafir në "Ed Sullivan Show", edhe pse ai nuk pati mjaft fat në atë paraqitje. Në vend të kësaj, Buddy heq dorë nga shou biznesi, krijon familje dhe bëhet specialisti më qesharak i shputave të këmbëve në Kaliforni. Pra, delli i komedisë standup nuk e kishte braktisur atë asnjëherë. 

Pi tërë ujin gjatë një ndeje

Për këtë shkak, Al sugjeron që ata ta marrin një udhëtim nga brigjet perëndimore deri në Lindje, në mënyrë që Buddy të përgatitet para turmave të vogla, para se, përfundimisht, të performojë në "The Tonight Show" me Jimmy Fallon, në Nju- Jork. Nuk do t'ua prishim shikimin e filmit, nëse ju themi se qëllimi i tij ndryshon në ecje e sipër, prandaj në vend të emisionit të përmendur, qëllim bëhet pjesëmarrja në emisionin "The Late Show" me Stephen Colbert. Por, nëse prisni që vetë Stephen të paraqitet në këtë film, atëherë... më mirë shikojeni vetë filmin. Le të përqendrohemi te diçka tjetër, edhe pse jo për një kohë tepër të gjatë, kur Buddy e pi tërë ujin gjatë një ndeje. Apo, të flasim rreth skenës në të cilën Al dhe Doris Montgomery (Andie MacDowell), marrin substanca narkotike. 

(Kosova Sot)