Jeton Kelmendi, poet luftëtar në shpirt

  • 20 January 2019 - 15:17
Jeton Kelmendi, poet luftëtar në shpirt

Poezia mund të jetë luftarake? Po, përgjigja është po, kur mendojmë se ka autorë si heroi i rezistencës franceze, René Char, heroi i rezistencës bullgare, Christo Botev… ose akoma si André Malraux, që natyrisht shkruan në prozë, por e gjithë vepra e tij është e banuar nga frymë e fuqishme poetike. Në këtë kuptim nuk kemi të bëjmë veçse me disa elementë ndërkohorë të artit patriotik, që sigurisht dua t'i shtoj edhe emrin e poetit kosovar, Jeton Kelmendi. 

Nëse nuk ka beteja, poezitë humbin shpejt forcën e tyre

I ri nga mosha, por me një eksperiencë të madhe poetike, Jeton Kelmendi ka milituar dhe ka luftuar për pavarësinë e atdheut të tij. Ai ka luftuar jo vetëm me armë, por edhe me penë, pra me shkrimtari. Sepse, edhe historia e ka demonstruar në mënyrë të gjerë, se të gjitha luftërat e mbështetura nga forca e shpirtit të brendshëm janë gjenet e fitoreve. Që nga kohërat e lashta, këngët e shenjta stimulonin luftëtarët në beteja. Këto këngë janë të pavdekshme, por jo të gjitha kanë mbajtur brenda tyre forcën e tyre fillestare. Por, nëse nuk ka beteja, poezitë humbin shpejt forcën e tyre, dhe kthehen në korale patriotike.

Beteja e vërtetë për art poetik shkon më larg. Ai vazhdon të gëlojë me bukuri vetëm nëse brenda tij ka diçka universale. Nevojitet mbi të gjitha që në të flitet për dashuri, dashuri për atdheun, dashuri për lirinë me gjithashtu dashurinë atërore, për dashurinë vëllazërore, t'u këndojë vajzave të bukura në një "beteje" konkurrente me djemtë e tjerë, por t'i këndojë edhe dashurisë për njerëzimin. Një poet që përzihet me ndjenja dhe emocione të forta arrin gjithmonë të krijojë një vepër, e cila nuk varet nga rastësisë, por hyn me forcë në fluksin e shekujve dhe është e destinuar të zgjasë në pafundësinë kohore.

Fjalët poetike bashkojnë njerëzit

Po t'i analizojmë poemat dhe veprat e tjera, ta zëmë teatrin, të Jeton Kelmendit, gjithë problematika e veprës së tij rrotullohet rreth dashurisë në dimensione të ndryshme. Militanti, luftaraku, biri, dashnori, të gjithë humbin, të gjithë gama e njerëzve të dashuruar na shfaqet nëpërmjet forcës së vargjeve të tij. Jeton Kelmendi na vë në dukje se sensibiliteti dhe empatia janë të parat dhe më të rëndësishmet armë të njeriut, ato që mundësojnë të arrihet shpirti, të preket. Jeton Kelmendi di t'i ndajë emocionet e tij ashtu si dhe betejën e tij, dashurinë e tij për të qenë i shtrenjtë, di të lidhë dashurinë e tij personale me dashurinë e tij patriotike, pa cenuar mirëkuptimin e tij për gjithë humanitetin.

Të gjitha çka thamë më sipër, nuk krijojnë veçse një sentiment të vetëm që është gjithashtu një forcë e çuditshme, analogji ndonjëherë që ngren përpjetë edhe malet. Është një forcë që mundëson të gjenden fjalët e duhura, për t'i kombinuar bukur dhe për të prekur shpirtin. Dhe kjo gjë jep elokuencë, fjalë të harmonizuara, të cilat arrijnë e mbledhin bashkë njerëzi. Fjala profetike, që sillet gjithandej nëpër vargje, i bën të tejkalojnë e të ritejkalojnë grindjet dhe sentimentet e tyre. Fjalët poetike bashkojnë njerëzit. Jeton Kelmendi është tashmë një njeri i madh. Vepra e tij ka një bukuri dhe një forcë përthithëse... Paris, janar 2019.

(Kosova Sot)