Historia e pashembullt e magjive

  • 20 January 2019 - 16:18
Historia e pashembullt e magjive

Një polemikë e papritur shkencore rreth historisë kuazi-shkencore të prodhimit të verës  

Në oborrin e hotelit "Langham Huntington", në një pasdite me diell, të mbushur me tym, nga zjarret në zonë, Deborah Harkness sjell një gotë me venë "Jules Taylor sauvignon blanc", i merr erë dhe e pi, duke konstatuar më pas: "E shijshme, me të vërtetë e shijshme! Nëse nuk gaboj, verë e vitit 2017". Kjo nuk habitë, meqë kemi të bëjmë me një eksperte të verërave, e cila dikur udhëhiqte blogun me titull "Good Wine Under $20".

Por, më pas vjen një polemikë e papritur shkencore rreth historisë kuazi-shkencore të prodhimit të verës. Blogu i Harknessit rreth verës ka marrë shpërblim nga "Food & Wine and Saveur", por ajo është më e njohur si historiane e shkencës dhe mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë jugore, por është edhe më e njohur si autore e një serie romanesh plot me magji dhe alkimi, shtriga dhe vampirë. Që të tre librat e saj në trilogjinë "All Souls" kanë ngjallë një "fan wiki", një konventë vjetore ku marrin pjesë qindra të rritur, të cilët vetëidentifikohen si mbinatyrorë.

Flokët e verdha karakteristike

Deri vonë, brendit "All Souls" i mungonte një aset kritik - adaptimi televiziv. Por, më 17 janar, "Sundance Now" dhe "Shudder" kanë transmetuar premierën amerikane të një serie me tetë episode, të bazuar te libri "A Discovery of Witches." (Dritën jeshile e kanë marrë edhe dy seri tjera, që do të korrespondojnë me dy librat e mbetur të trilogjisë). Seria sjell në rolin kryesor aktoren Teresa Palmer si Diana Bishop, të diplomuarën në Yale dhe një 'shtrigë hezituese', e cila pasi që zbulon një dorëshkrim të magjepsur, tërheqë vëmendjen e disa krijesave magjike, duke përfshirë edhe Matthew Clairmont - shkencëtar vampirësh, rol që luhet nga Matthew Goode. "Kemi të bëjmë me një rrëfim tepër të orientuar kah personazhet, për çka më vjen mirë që kjo mbaroi me 'Sundance'- n", thotë Harkness.

"Kjo d.m.th. se nuk do të na duhet të bëjmë shpërthime të mëdha dhe nuk do të na nevojiten sasi të mëdha të gjakut artificial". Si producent ekzekutiv i serisë, Harkness ka pasur ndikim në gjithçka, që nga "castingu" e deri te editimi. Ajo ka qenë e zënë duke promovuar shoun dhe "Time's Convert" Harkness jep shumë intervista në dhoma hotelesh, gjë që mund të jetë pse publicisti i saj përcaktoi që kjo ndodhi në "Langham Huntington", edhe pse autorja jeton më pak se dy milje nga aty. Sido që të jetë, Harkness, e cila arrin me xhinsi dhe me çizme kaubojsh, me flokët e verdha karakteristike, rrezaton me sinqeritet dhe spontanitet. Ndoshta ishte efekti i verës.

Pastrimi i mendjes

Për shembull, ajo ishte e gjerë rreth subjektit të projekteve të reja, një temë të cilën shumë shkencëtarë me gjasë do ta evitonin. Fansat me gjasë do të gëzohen kur ta marrin vesh se ajo aktualisht është në faqen 200 të një libri të ri rreth Matthew-t, i cili lufton kundër radikalizmit religjioz në Evropën e shekullit XVI. Ajo pak kohë më parë u kthye nga një lundrim tre javor rreth Zelandës së Re, në kërkim të temës së një libri të ri rreth nipit të Matthew't, ushtarit dhe mercenarit të dashur, Gallowglass. Në shkrim e sipër është edhe një histori e magjive. Harkness është pasardhëse e një shtrige - apo, të paktën, e një gruaje e cila ishte varur në Salem për shkak të akuzave se kishte bërë magji shtrigash. E mbinatyrshmja kishte ngacmuar imagjinatën e saj që nga mosha e re. "Ende mund ta paramendoj librin 'The Witch of Blackbird Pond' në raftet e bibliotekës në Horsham", thotë ajo. Horsham, një periferi e Filadelfisë, nuk është vend i keq për t'u rritur, nëse ju intereson historia, që ishte një pasion tjetër, i hershëm, i saj. Kishte pikniqe familjare në ish fushëbeteja, turne në shtëpi historike. Kur ajo kishte vetëm 8 vjet, i ati i saj, menaxher i një dyqani bojërash, dhe nëna e saj, e cila punonte si sekretare, morën Harknessin dhe vëllanë e saj më të vogël në një udhëtim në Angli, duke bërë që Harkness më pas të interesohej vazhdimisht për historinë Elizabethiane.

Në Universitetin "Northwestern" ajo njoftoi edhe Karen Halttunen, profesoreshë të historisë amerikane, e cila është partnere e saj që nga viti 1995. Në vitin 2004 ky çift shkuan nga Dejvis në Los Anxheles, për t'u punësuar në universitet, ku Halttunen është kreu i departamentit të historisë. Një karakteristikë e rrëfyesve të natyrshëm është se ata mund ta tregojnë një rrëfim shumë herë, e ai të mos bëhet bajat. Ajo nuk i konsideron librat e vet pjesë të zhanrit fiktiv (fiction), por në njëfarë mënyre, si libra Harry Potter për të rriturit, meqë librat e saj flasin për çështje reale me të cilat ballafaqohen të rriturit. Kur dëshiron 'ta pastrojë mendjen', Harkness kalëron kalin e saj, Blue. Ka blerë edhe një shtëpi në mal, por nuk ka shumë kohë që ta kalojë atje.  

(Kosova Sot)